Vijojnë takimet e ngjeshura ne Kandidatit te Koalicionit opozitar “Shtëpia e lirisë” Elton Bano. Problemet e bujqësisë Jane në plan të parë në diskutimet me fermeret Myzeqare. Çmimet e larta te papermallueshme, mungesa e tregut për produktet bujqësore e Kane futur ne krizë bujqësinë sot.
Në planin tonë afat shkurtër eshte menduar nderhyrja emergjente në ndihmë te fermerit duke ngritur një departament enkas per bujqësinë. Çdo njeri administrative do të ketë agronomin e tij per politikat bujqësore por edhe pergjegjesinë direkt për farerat dhe pesticidet qe perdoren. Jo vetem ju si fermerë qe jeni lenë në harresë por të gjitha shtresat e shoqerisë kërkojnë vemendje nga qeverisja vendore -janë fjalët e zotit Bano.
Demokracia përfaqëson përfshirjen e të gjithë grupeve të shoqërisë. Qytetarët të lënë në harresë kërkojnë me doemos një kryetar që do i gjëndet në çdo shqetësim dhe kërkesë të tyren.
Lushnja ka nevojë për përfaqësues që jetojnë në Lushnje, njerëz që i dijnë hallet dhe shqetësimet e qytetarëve jo kandidatë që vijnë vetëm gjatë fushatës e interesohen vetëm për garancinë e votave të rradhës.
Është dëshira e të gjithë lushnjarëve që duan ndryshimin e ekonomisë, jetesës së tyre, ndryshimin e Lushnjes.