Duke pirë çaj, Besiktas zyrtarizon Rashicën në mënyrë të veçantë

Besiktas e ka njoftuar edhe zyrtarisht transferimin e Milot Rashicës. Ylli kosovar u transferua nga Norwich te Besiktas për pesë milionë euro, shkruan Gazeta Express.

E në videon e zyrtarizimit, Rashica shihet duke pirë çaj. Ai ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin nga Stambolli, teksa vitin e kaluar ishte pjesë e Galatasarayt.

Rashica ka reaguar për herë të parë pas zyrtarizimit.

“Shumë i lumtur dhe i emocionuar që jam këtu. Faleminderit për mirëseardhjen e ngrohtë Besiktas”, shkroi Rashica.

About Redaksia

Check Also

Fitore e madhe e Kosovës në Suedi, blindon vendin e dytë dhe marshon drejt Botërorit

Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen e dytë të muajit tetor, ku takohet me Suedinë. …

Leave a Reply