Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi se Fredi Beleri ësnhtë i burgosur politik personal i kryeministrit Edi Rama. Në një konferencë për mediat, Meta tha se qëllimi i burgosjes së Belerit është që të që të vazhdojë tjetërsimi i pronave në Himarë, për të cilin Beleri kishte premtuar zgjidhje.
“Nuk kam asnjë koment për protestën, sepse protestat në një vend demokratik duhet të jenë të përditshme. Kam një qëndrim shumë të qartë lidhur me rastin Beleri, i cili është një i burgosur politik, personalisht i kryeministrit aktual, provat për të cilin nuk kanë munguar. Rasti Beleri është rasti i shembjes së shtetit të së drejtës në vendin tonë. Ai është arrestuar në mënyrë flagrante sa i takon të të drejtave të njeriut dhe qëllimi ka qenë një dhe vetëm një, bllokimi i tij fizik me qëllim humbjen e bashkisë së Himarës.
Edhe qëndrimi që mbahet ndaj tij është një demonstrim i mos ekzistencës së shtetit ligjor dhe juridik i vendit tonë. Kjo bëhet për t’i pamundësohet betimi. Qëllimi ka qenë që të vazhdojë tjetërsimi i pronave në Himarë, për të cilin Beleri kishte premtuar zgjidhje. Me këtë veprim kryeministri ka treguar në mënyrën më arrogante se ka kapur shtetin, ka treguar se është armik i zgjedhjeve të lira, por u ka bërë një shërbim nacionalisteve ekstremistëve grek për ti dhene ngjyrat që ata dëshirojnë një skandali të tillë sa i takon çështjes në fjalë nga aspekti juridik. Dëshmitarët kanë qenë të fabrikuar nga policia dhe bashkëpunimi polici prokurori ka sjellë këtë situatë paradoksale”, u shpreh Meta