Një intervistë e radhës e Ramës për “Libero”
Fashizmi dhe komunizmi kanë vdekur, janë vetëm një kujtim i keq, apo mund të kthehen?
Nuk di nëse ka një shprehje italiane që në shqip thotë “edhe engjëlli edhe djalli rrojnë brenda tek i gjalli”. Fashizmi dhe komunizmi i shekullit të kaluar janë histori, por djalli që i ka pjellë ata është gjithmonë gjallë. Kush e di, ndoshta ai po përgatitet të hakmerret përmes mediave sociale dhe Inteligjencës Artificiale, duke përdorur përparësitë e mëdha të botës së lirë për të vrarë demokracinë…
A është e vërtetë që ende keni aktivitet artistik, në kohën që ju lejon politika?
Po sigurisht, përndryshe do të isha tanimë në çmendinë.
Energjia dhe turizmi, a janë të mjaftueshme për të siguruar të ardhmen e Shqipërisë?
E ardhmja e Shqipërisë do të varet shumë nga e ardhmja e Europës, e cila po plaket gjithnjë e më shumë. Nëse Europa nuk arrin t’u bëjë derman goditjeve marramendëse të një bote që po ndryshon me një shpejtësi të frikshme, ku fuqi të reja po sfidojnë rendin e vjetër botëror, atëherë Shqipëria e vogël nuk do të mund të arrinte atje ku unë jam i sigurtë se do të arrijë. jo vetëm me energjinë dhe turizmin, por edhe me teknologjinë, bujqësinë, kulturën dhe shumë të tjera. /
Gazeta RD