Një sherr mes disa personave ka ndodhur në lagjen “2 Sallbeg” të Kavajës ditën e sotme. Si pasojë e sherrit një person është dhunuar me shkop bejsbolli. Një grup të rinjsh kanë dhunuar shtetasin Zenel Lushkja, rreth 45-vjeç i cili ka marrë plagë në dorë dhe në këmbë. Grupi me 5 persona drejtohej nga Danjel Habibi.
Pas sherrit, autorët nuk janë ndaluar, por në mbrëmje i kanë goditur edhe makinën e shtetasit Zenel Lushkja.
Mësohet se shkak i sherrit në Kavajaë është bërë një borxh prej 25 mijë euro. Danjel Habibi i ka pasur borxh 25 mijë euro 49-vjeçarit Zenel Lushkja. Në debat e sipër bëhet me dije se 49-vjeçari i revoltuar e ka goditur me grusht. Në momenti kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë në lokal dhe persona të tjerë kanë ndërhyrë për të shuar sherrin.
Por duket se nuk ka përfunduar në lokal pasi disa orë më vonë janë konfliktuar sërish dhe 49-vjeçari i kanë goditur edhe makinën. Ndërkohë policia po heton lidhur me ngjarjen dhe po punon për kapjen e autorëve, sakaq i plagosuri Zenel Lushkja ka marrë edhe trajtim mjekësore.