Berisha publikon lajmin e vitit 2013 kur njoftonte për burimin e naftës në Shpirag

Kryetari i PD, Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook thotë se kryeministri Edi Rama po i përdor kërkimet për naftë në Shpirag për të mbuluar amnistinë me urdhër të tij të Beqjes për të lëshuar rrufën më të madhe të naftës dhe të gazit në mjedis.

Berisha teksa publikon fotot të disa viteve më parë thotë se në Shpirag ka naftë, duke shtuar: “Kompania Shell së bashku me Petromanos nisen në vitin 2010 shpimin e pusit ‘Shpirag 2’ dhe po thuaj aty ku ‘Oksidental’ kishte shpuar pasukses Shell-Petromanos njoftuan se në nëntor të 2013 dhe në thellësi rreth 6 mijë metra gjetën naftë të lehte pra cilësi shumë e mirë dhe rezerva të konsiderueshme natyrisht, vite drite larg nga ato të Arabisë Saudite”.

Reagimi i kreut të PD, Berisha

Së shpejti me Shpiragun do të dalim për prodhimin e naftës dhe gazit jo vetëm para Arabisë Saudite, por dhe vetë SHBA-së.

Rroftë Beqja! Na shndërroj në det nafte!

Të dashur miq, Edi Rama për të mbuluar amnistinë me urdhër të tij të Beqjes nga Skapi i partisë lëshoj rrufen më të madhe të naftës dhe gazit në mjedis. Sipas tij Shpiragu do të na bëjë ne si Arabia Saudite vendi i dytë në botë për prodhimin e gazit dhe naftës. Në amnistinë tjetër të radhës e sigurtë se do të na thotë se do kapim vendin e parë vet SHBA në këtë prodhim.

E vërteta është se në Shpirag ka nafte mundet edhe gaz. Kompania Shell së bashku me Petromanos nisen në vitin 2010 shpimin e pusit ‘Shpirag 2’ dhe po thuaj aty ku ‘Oksidental’ kishte shpuar pasukses Shell-Petromanos njoftuan se në nëntor të 2013 dhe në thellësi rreth 6 mijë metra gjetën naftë të lehte pra cilësi shumë e mirë dhe rezerva të konsiderueshme natyrisht, vite drite larg nga ato të Arabisë Saudite.

Ndërkohë në zonë janë bërë me sukses edhe dy apo 3 shpime tjera. Por ishte super fontana Beqja që na renditi me Arabinë Saudite. Ndaj dhe le të presim ku do na rendisë amnistia tjetër e radhës.

PS: Këtu me poshtë keni statusin tim të publikuar më datën 6 nëntor 2013.

6 nentor 2013

Te dashur miq, nje lajm i madh i mire vjen nga kompania Shell-Petromanas. Pas tre vitesh studimi te gjithanshem dhe shpimi te sukseseshem te pusit Shpirag 2 konfirmohet gjetja e nje burimi te rendesishem te ri nafte te cilesise se larte (nafte e lehte) me nje kapacitet fillestar 1300 fuçi ne 24 ore. Ky investim prej 60 milione eurosh u be ne nje zone ne te cilen nje gjigand nafte kishte shpenzuar me pare, por pa sukses, rreth 100 milone dollare.Studimet me mjetet e teknologjise me te larte dhe veçanerisht teknologjia tejet e avancuar e shpimit te pusit beri te mundur suksesin e rendesishem. Kompania parashikon nje seri shpimesh te tjera me optimizem real ne zonen e Shpiragut dhe rreth saj.�Duke falenderuar me mirenjohje te thelle dhe uruar perzemersisht drejtuesit, inxhinieret, tekniket dhe punetoret e Shell-Petromanas per kete sukses qe gezon te gjithe shqiptaret le te urojme qe burime te tjera nafte dhe gazi te gjenden dhe Shqiperia, qe ende ka fushen naftembajtese me te madhe ne kontinent, te behet nje nder vendet kryesore ne prodhimin e hidrokarbureve ne Europe. Urime!!” shkruan Berisha në fb.

About Redaksia

Check Also

Plas në PS, sherr mes Belindës dhe Spiropalit, akuzat…

Mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste nuk ishte ashtu siç e përcolli …

Leave a Reply