Nga Luçiano BOÇI
Kreu i Federatës spanjolle të futbollit ndoshta në eufori apo erotizëm puthi publikisht kampionen spanjolle.
Reagimi i publikut ishte i fortë ndaj aktik jo etik e seksist të Rubiales.
Rubiale u detyrua të kërkojë falje dhe madje pritet të japë dorëheqjen mgjs është i zgjedhur.
Mendojeni!!!
Për një shkelje etike – puthje fatale siç e përcaktuan shumë analistë – të largohesh nga detyra.
U quajt SKANDAL!!!
Kjo ndodh në një vend evropian!
Po në Shqipëri?!
Në Shqipëri ka “puthje JUDE”, jo RUBIALE. Janë si puthje VDEKJE.
“Puthje” zhvatje, rrëmbimi, makutërie. Ndodhin kaq shpesh sa janë bë rutinë e jo SKANDAL.
Të tilla janë korrupsionet-me fjalë të bukura, janë grabitjet e kamufluara që Rama, Juda jonë i famshëm, ia hedh publikut si puthje-elektorale, apo reforme.
E megjithëse dëshmohen të tilla, askush nuk ndjen përgjegjësi as falje, as largim.
Dhe këto nuk sjellin vetëm dëme etike!
Ka dëm ekonomik miliardësh, shëndetësor, mjedisor, politik, social.
Është mashtrim, hajdutëri, arrogancë, harbutëri politike!
E përsëri qetësia latente e reagimit sundon kudo.
Duket sikur jemi një planet tjetër!
Planet kur ndryshimi, reagimi dhe zhvillimi e shoqëria ka ngecur në vend!