Skandali me Kadastrën, reagon Berisha: Asnjë qytetar nuk e ka pronën e sigurt!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Ervin Muço ka ndërhyrë edhe në kadastër, asnjë qytetar nuk e ka pronën e tij të sigurt.
“Shikoni se çfarë ndodh me kadastrën e tyre? Asnjë qytetar nuk e ka pronën më të sigurt më. Me ndërhyrjet e Ervin Muçës në kadastër.
Kadastra e Shqipërisë është në duart e klaneve të drogës.
Është e tmerrshme, operacionet që ka udhëhequr Ervin Muço, të cilat njësoj si me TIMS-in, duart e zeza të mafies mund të krijojnë çdo lloj ndryshimi në kadastër.
Nuk ka shqiptar të ndershëm që e ka pronën të sigurt me këto operacione kriminale që janë kryer në kadastrën e vendit.
Zgjidhja është vetëm protesta e fuqishme popullore. Natyrisht, ndihma e partnerëve tanë është e një rëndësie të jashtëzakonshme”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

I moshuari në protestë: Rama t’ua jap pensionistëve ato 4 mln euro, jo për tallava!

Një i moshuar pjesëmarrës në protestën e 38-të për largimin e kryeministri Edi Rama dhe …

Leave a Reply