Zjarret në zonat turistike, për të hapur troje për hotele

Gjatë ditëve të fundit janë hasur disa vatra zjarresh në vendin tonë, por më shqetësuese mbeten zjarret në pikat turistike.

Zjarret në parkun kombëtar të Butrintit dyshohen se janë të qëllimshme për të hapur troje për ndërtime hotelesh apo lokalesh. Siç dihet në Shqipëri tashmë është bërë e modës, ku sa herë duan të hapin troje për ndërtime, apo për toka bujqësore digjen pyjet.

Në Butrint nuk ka interes njeri për toka bujqësore dhe kjo është shumë e qartë, por interesi për hotele e për shërbime të tjera turistike është shumë i madh. Është e domosdoshme që të kryhen hetime dhe të vihen para ligjit zjarrvënësit e qëllimshëm.

About Redaksia

Check Also

Çmimet e produkteve bazë rriten deri në 9 herë më shumë se inflacioni

Rritja e çmimeve të produkteve bujqësore, deri në 9 herë më shumë se inflacioni, është …

Leave a Reply