Berisha: Rama, i vetmi kryeministër në rajon që nuk pranohet nga dy kryeministra të vendeve fqinj

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama është vetmi kryeministër në rajon që nuk pranohet nga dy kryeministra të vendeve fqinj. Berisha tha se Rama është turpi i shqiptarëve.
“Vera e nxori lakuriq Edi Ramën. Ishte një verë në rrafshin rajonal ku ai u paraqit siç është, një gangster, një gangster i vërtetë që nuk respekton asnjë normë, asnjë parim. Por kjo verë i preu biletën atij. Mjafton të rikujtoj këtu qëndrimet e tij ndaj Kosovës, antikombëtare, antishqiptare, por qëndrime që shkelin çdo kod në marrëdhëniet e fqinjësisë mes dy vendeve.
U vërsul i pari me tërbim duke i vendosur Kosovës sanksione dhe mendoi se Albin Kurtit i erdhi fundi dhe të organizojë funeralin politik. Mori atë që meritonte, mori turpin dhe shpërfilljen gjer në asgjësim. Organizoi turin Ballkanik, turin e vetëposhtërimit, turin e merituar të vetëposhtërimit. U përpoq të zëvendësonte Lajçakun dhe Eskobar dhe të dilte tani ky si ndërmjetësues ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve. Hartoi një draft me ekspert të shquar për problemin më nevralgjik që është çështja e asocasionit, por edhe drafti edhe përpjekja përfundoi në koshin e humorit, talljes dhe përçmimit që meritonte.
Edi Rama është turpi i Shqipërisë, turpi i shqiptarëve. Çdo ditë që kalon është një mbulim turpi për ne. Është i vetmi kryeministër në rajon që nuk pranohet nga dy kryeministra të vendeve fqinj, që refuzohet në mënyrën më të merituar. Ai nuk ka më një minutë të qetë në shpirtin e tij, sepse është i zbërthyer tani totalisht, i lidhur këmbë e krye me krimin, drogën, vjedhjen”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Teprica e ofertës valutore, forcimi i lekut, ekonomia informale dhe fenomeni i pasurive të paluajtshme

Nga Genti HAMZARAJ ➀ 𝐄𝐜𝐮𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐤𝐮𝐫𝐬𝐞𝐯𝐞 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐦𝐛𝐢𝐦𝐢𝐭 (𝟐𝟎𝟐𝟏–𝟐𝟎𝟐𝟔) Gjatë periudhës pesëvjeçare 2021–2026, …

Leave a Reply