Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, kërcënimet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani filluan sapo Balla u bë ministër i Brendshëm. Berisha tha se, si shpërblim, Edi Rama vendos më të inkriminuarin politikan pas tij, Taulant Ballën në krye të ministrisë së rendit.
“Ne kërkojmë dy gjëra. Së pari, të dëshmojmë se ne, në një përpjekje të jashtëzakonshme kemi evidentuar, kemi regjistruar, fotografuar, të gjithë batërdinë e farsës elektorale të 14 majit.
Sa vota morën bandat? Më thoni ju mua? Shkodra në të gjitha pollet, dilte nga 3 deri në 18 pikë përpara. Por aty Bajrët, Gjoka dhe bandat e tjera, e vunë në qytetin në shtetrrethim, në pushtim të egër. Ne i dokumentuam, i filmuam, i faktuam. Po kështu në Lezhë, Laç, Krujë, Elbasan, Fier, Vlorë, kudo.
Unë nuk them që nuk ka pasur njerëz që votuan për PS-në, por them me bindjen absolute se këto zgjedhje nuk i ka fituar. Sikundër nuk i ka fituar zgjedhjet e vitit 2021. Populli nuk e votoi Edi Ramën, populli votoi ndryshimin.
Tani që kanë ardhur të dhënat e EncroChat dhe SKY ECC, tani ka dalë në pah i gjithë krimi monstruoz që është kryer në zgjedhje nga bandat kriminale për të marrë mandatet e vitit 2021.
Çka do të thotë se edhe ky parlament duhet të ikë sa më parë. Është ngritur mbi krimin. Qytetarët duhet ta dinë se është jashtë imagjinatës së tyre lidhja e tmerrshme e krimit me Edi Ramën dhe qeverinë e tij.
Në këtë lidhje janë një, kryeministër dhe ministrat, gjykatës të lartë, prokurorë, hetues. Dhe si shpërblim, Edi Rama vendos më të inkriminuarin politikan pas tij, Taulant Ballën në krye të ministrisë së rendit.
Në bazë të këtyre bisedave, Taulant Balla shkon të paktën për 10 dosje. Minimumi 10 dosje. Dhe ai u zgjodh dhe u vu nga Edi Rama në krye të krimit. U vu për të mbrojtur krimin.
Sa shkoi, e plaçkiti dhe e grabiti të gjithë sistemin TIMS. Ka vetë 54 udhëtime me Begon. Plus trafikantë të tjerë.
Po Olsi Rama, sa është me atë Gjonajn e Hakmarrjes së Xibrakës? I ka në TIMS të gjitha. Dalja e tij jashtë kufirit me makinën e adoptuar për transportin e drogës. Se këto duhen zhdukur.
Tani çfarë ndodh? Kanë vu nën presion të tmerrshëm kriminal SKAP-in. Po kush e kërcënon Altin Dumanin? Sapo ky u bë ministër, filluan bandat ta kërcënojnë? A pret kush që Dumani të hetojë Ballën kur ky i fut kriminelët në katër anët?”, u shpreh Berisha.
Check Also
Këlliçi: Ja pse u thirra nga SPAK
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka qëndruar për rreth dy orë në …