Analisti Sami Neza i ftuar në ‘Task Force’ në Syri Tv, komentoi ndryshimet në qeveri të lajmëruara pak më parë nga vetë kryeministri. Neza theksoi se ndonëse ndryshimet kanë prekur ministritë kryesore nuk paralajmërojnë aspak ndryshim në mënyrën e qeverisjes në vazhdim.
Së pari duhet të theksojmë se pavarësisht se ndryshimet kanë prekur dy ministritë kryesore nuk janë thelbësore në kuptimin e vzhdimit të qeverisjes, nuk janë thelbësore sepse ato nuk lajmërojnë një ndryshim në këtë model qeverisjeje .
Pavarësisht se u ndryshuan 5 ministra unë them se zoti Rama ende nuk ka gjetur një zgjidhje përmes të cilës të arrijë të përballojë atë çfarë ka bërë deri tani SPAK me çështjet e hapura , sidomos me inceneratorin dhe sterilizimin.
Pjesa e dyte e fjalimit u përqëndrua në ndarjen e tij ose donte të ndante pozicionin e tij nga ai i ministrave të tij, të cilët janë përfolur nga prokuroria.
Pra i kushtoi mjaft vëmendje këtij pozicionimi te tij por duhet patur parasysh çfarë ka në mendje Rama në raport me drejtësinë kur flet publikisht.
Ai e di që një ndër gjërat që ndërkombëtarët nuk mund të tolerojnë është çështja e ndërhyrjes në drejtësi dhe Rama e ja bërë këtë gjë prandaj i duhet shumë punë që nëpërmjet këtij fjalimi të pozicionohet publikisht në një raport që e ndan atë nga ministrat e tij.