Ministrja e re e Shëndetësisë në përgjimet e SPAK

Sot Edi Rama e emëroi ministre të Shëndetësisë, drejtoreshën e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu. Por kjo e fundit nuk është e panjohur për qytetarët. Albana Koçiu është denoncuar disa herë në lidhje me konkurset në administratë, nga opozita dhe qytetarët.

Por emri i saj ka dalë edhe një dosje të hetuar nga SPAK, gjatë së cilës u arrestua zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda, (aktualisht ndodhet e lirë) në lidhje me pazare për një vend pune në administratë.

Në anën tjetër, prokurorët e SPAK pranojnë në dosje se Rovena Voda nuk kishte kompetenca direkte për të ndikuar në konkursin për një vend pune në administratë. Pikërisht këtu hyn në lojë një personazh tjetër, që përmendet në bisedat e përgjuara dhe që quhet ‘Albana’.

Roli i saj sipas të përgjuarave është të informojë se ku janë vendet bosh në administratë dhe më pas të japë përgjigjet e pyetjeve në provim. Dyshimet janë se bëhet fjalë për Albana Koçiun, Drejtoreshën e Departamentit të Administratës Publike.

‘Albana’ është emri që përmendet disa herë në bisedat telefonike, si personi potencial që do të merrte ryshfet bashkë me Rovena Vodën.

Nga bisedat e Florida Beut me nënën e saj, kuptohet se ‘Albana’ do të shpërndajë përgjigjet e testit të provimit Rovena Vodës dhe kjo e fundit do t’ia kalojë aplikantes, në këmbim të ryshfetit. Nënë e bijë thonë se edhe ‘Albana’ do të marrë para.

Biseda e përgjuar nga prokurorët e SPAK

Nërënxa: Ty të pëlqen aty?

Florida: Po, po mami se futesh në ministri është gjë e madhe të futesh në ministri dhe me DAP, me DAP është ajo që të regjistron, futesh me provim ti bën provimin, pyetjet t’i se do t’i jap kafen unë, ajo Albana që mori ajo në telefon edhe po u fute aty pastaj se atë tha edhe ajo Rovena mjafton të fusi këmbët se pastaj pas një viti e rrisim në post po vetëm të futet se unë po të kasha mundësi e fusja te kabineti im tha!

Nërënxa: Po pse?

Florida: Po është ky ministri se janë kështu kto mami hahen me njëri-tjetrin e kupton? Unë do marr Albanën se Albana është shefja di ku ka vende pune në ministri ajo i vë se mori në telefon atë e la për dje në ora dhjetë dhe tani prandaj nuk du me ju nda unë.

Florida: Tani duhet nai lek me i dhënë asaj Albanës

Nërënxa: Epo kjo si t’ia bëjmë

Florida: Se di po më rrin mendja aty

Nërënxa: Mos ju ndaj Emirjanit o gocë më duhen

Florida: Po duhen pagujt ato

Në një bisedë tjetër, mes dy të përgjuarave del sërish emri i ‘Albanës’, e cila përflitet si bashkëpunëtore e Rovena Vodës.

Majlinda: Mos do ikshim të takoshim këtë Albanën

Florida: Ose takoje tha, ose hajdeni në Tiranë tha, flasim

Majlinda: Ashtu do e bëjmë, nga darka nga ora pesë i vemi te zyra neve edhe i themi shko po qe se ajo futet në ministri në një vend pune të mirë nuk e lejmë me kaq, mirë.

Florida: Po!

About Redaksia

Check Also

Meta: Shqipëria, vendi i dytë më i korruptuar në botë pas Zambias

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një deklaratë për mediat ka komentuar miratimin …

Leave a Reply