Zelensky i kundërpërgjigjet propagandës ruse: Jam këtu, do të mbrojmë shtetin tonë!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi ka reaguar me një video-mesazh të xhiruar në qendër të Kievit, pas lajmeve të rrejshme që thotë se po shpërndahen.

Video-mesazhi i Zelenskyt është shpërndarë nga “The Kyiv Independent”, e ku Zelensky dëgjohet duke thënë se s’do t’i lëshojnë armët dhe se do ta mbrojnë shtetin e tyre.

“Ka shumë informacione të rrejshme online se unë i kam bërë thirrje ushtrisë që t’i lënë armët dhe se ka evakuim. Unë jam këtu. Ne s’do t’i lëshojmë armët tona. Ne do ta mbrojmë shtetin tonë”, ka thënë Zelensky.

About Redaksia

Check Also

Korrupsion dhe minim i institucioneve/ Trump firmos vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në Ballkanin Perëndimor

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të zgjasë edhe për një vit gjendjen e jashtëzakonshme …

Leave a Reply