Zelensky i kundërpërgjigjet propagandës ruse: Jam këtu, do të mbrojmë shtetin tonë!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi ka reaguar me një video-mesazh të xhiruar në qendër të Kievit, pas lajmeve të rrejshme që thotë se po shpërndahen.

Video-mesazhi i Zelenskyt është shpërndarë nga “The Kyiv Independent”, e ku Zelensky dëgjohet duke thënë se s’do t’i lëshojnë armët dhe se do ta mbrojnë shtetin e tyre.

“Ka shumë informacione të rrejshme online se unë i kam bërë thirrje ushtrisë që t’i lënë armët dhe se ka evakuim. Unë jam këtu. Ne s’do t’i lëshojmë armët tona. Ne do ta mbrojmë shtetin tonë”, ka thënë Zelensky.

About Redaksia

Check Also

Vjosa Osmani: Hera e parë që Kosova u përfshi në një samit të NATO-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit amerikan, Joe Biden, e përfaqësoi Kosovën …

Leave a Reply