Aksi që nuk lëkundet

Nga interesi i Ezra Pound për mësimin konfucian lindi veç të tjerash një version italian i Chung Yung, tekstit kanunor të atribuar Tzu-Su, nip i Konfucit i jetuar në shekullin e V B.C. Në të “moraliteti merr funksion kozmik pasi vepra e transformimit të botës është i vazhdueshëm në shoqëri, detyra krijuese e Qiellit”; me pak fjalë, Chung Yung “mëson të zhvillojet aftësia e perfeksionimit të vetes dhe bota ndërmjet kuptimit të gjërave dhe vetëdija e aksionit të vet”. Komenti që tradicionalisht shoqëron këtë tekst shpjegon se chung është “ai që nuk spostohet as nga njëra anë, as nga tjetra” dhe se yung nënkupton të “pandryshueshmen”, përderisa Pound zgjodhi ta bëjë titullin e veprës me Aksin që nuk lëkundet, ndërsa përkthyesit e mëpasëm kanë optuar për zgjedhje të tilla si Mjeti konstant apo Mjeti i duhur.

E njëjta domethënie “aksiale” tingëllon në emrin mandarin të Kinës, që është Chung Kuo, “Vendi i Qendrës”, “Perandoria e Mesit”. Nëse është e vërtetë, siç nënvizon Carl Schmitt, që deri në epokën e zbulimeve të mëdha gjeografike “çdo popull i fuqishëm e konsideronte veten qendër të tokës dhe i shikonte dominimet e tij territoriale si në shtëpinë e paqes, jashtë të cilës mbretëronin lufta, barbaritë dhe kaosi”, në masë të mirë kjo duket e vërtetë edhe në rastin e Kinës së sotme, centraliteti objektiv gjeografik dhe gjeopolitik i së cilës përshkruhet në mënyrë efikase nga Heinrich Jordis von Lohausen (1907 – 2002) tek Mut zur Macht. “Midis të gjitha nënkontinenteve të Eurazisë, shkruan gjenerali austriak,  Kina zë pozicionin strategjik më të fortë: mbulimi i trefishtë i maleve dhe i shkretëtirave të Azisë së brendshme, kurora e ishujve periferikë dhe barriera e pakalueshme e racës, e gjuhës dhe e shkrimit që shfaqet kundër çdo lufte psikologjike të vendeve të bardha (…) Natyra e ka vendosur afër oqeanit, i ka dhënë një pozicion vendimtar midis Indisë dhe Japonisë, midis Siberisë dhe Paqësorit. Në bregun perëndimor të Paqësorit, Kina paraqitet si qendra gravitacionale natyrale, qendra fikse e përhershme. Të gjitha çështjet e lidhura me ekuilibrin botëror gjejnë përgjigje tek Pekini. (…) Tentativat e një kapjeje të pushtetit ekonomik apo ushtarak nuk mund të bëjnë asgjë kundër saj, pasi që zgjerimi i saj është tejet i gjerë. Është i një race tjetër dhe i një kulture të lashtë, shumë të lashtë. Ka akumuluar tek vetja të gjithë përvojën e historisë së botës dhe i reziston çdo transformimi. Ajo është e pasulmueshme”.

Fakti që Kina është sot në pragun e rifitimit të rolit aksial ndaj të cilit duket se i destinojnë një pozicion gjeografik qendrër dhe një përvojë historike 5000 vjeçare i obsesionon prej kohësh strategët dhe ideologët e imperializmit amerikan, të cilët tashmë i japin Republikës Popullore një “kërcënim më të keq të Aksit [Romë – Berlin – Tokio] në shekullin e XX” dhe shikojnë në solidaritetin kino – ruso – iranian në “Aks të Keqes” të ri.

Richard Nixon, që nga 21 deri më 29 shkurt të vitit 1972 u ndodh në Kinë gjatë një vizite zyrtare që sanksiononte shkrirjen e raporteve midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Popullore të Kinës, i atribuohet shprehja e mëposhtëme: “Mjafton të ndalesh një moment për të reflektuar se çfarë do të ndodhte nëse dikush në gjendje të sigurojë një sistem të mirë qeverisës të arrinte të siguronte kontrollin e këtij territori. Zot i mirë, asnjë fuqi në botë nuk do të mundej… Dua të them, vendosni 800 milion kinezë në punë me një sistem të mirë qeverisës dhe do të bëhen liderët e botës”.

Një çerek shekulli më pas, ankthi i “sferës së bashkëprosperitetit të Azisë Lindore të Madhe” (në japonisht Dai Tōa Kyōeiken) kthehej të prishte ëndërrat e jenkive, pasi teoricieni amerikan i “përplasjes së qytetërimeve” i caktonte Republikës Popullore të Kinës trashëgiminë e projektit perandorak japonez, objektivi i të cilit kishte qenë ai i krijimit të krijimit të një unioni ekonomik dhe politik me vendet e zonës së Paqësorit, të Azisë Lindore, të Azisë Qendrore dhe të Oqeanit Indian. “Ai i “Kinës së Madhe”, shkruante në vitin 1966 Samuel P. Huntington në paragrafin Kina e Madhe dhe “sfera e bashkëprosperitetit”të saj”, nuk është pra thjesht një koncept abstrakt, por përkundrazi në realitet ekononomik dhe kulturor në ekspansion të shpejtë dhe që ka filluar të bëhet edhe një realitet politik”.

Kuadri i paraqitur nga Huntington pasurohej më tej nga ish Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Zbigniew Brzezinski, i cili këmbëngulte mbi temën e centralitetit të Kinës dhe mbi ekspansionin natyral e influencës kineze ndaj zonave përreth. “Historia, shkruante Brzezinski, e ka shtyrë elitën kineze të mendojë Kinën si qendrën natyrale të botës [the natural center of the world]. Efektivisht, fjala kinezisht për Kinën – Chung-kuo apo Mbretëria e Mesit – trasmeton nocionin e centralitetit të Kinës [China’s centrality] në çështjet botërore dhe riafirmon rëndësinë e unitetit kombëtar. Një perspektivë e tillë implikon edhe një rrezatim të hierarkisë së influencës nga qendra në periferitë, përderisa Kina si qendës [China as the center] pret nderim nga të tjerët (…) Është thuajse e sigurtë se historia dhe gjeografia i bëjnë kinezët gjithnjë e më këmbëngulës dhe më të “karikuar” në profilin emotiv rretj nevojës së ribashkimit eventual të Tajvanit me prapatokën (…) Edhe gjeografia është një faktor i rëndësishëm në shtrëngimin e një aleance me Pakistanin dhe vendosjen e një pranie ushtarake në Birmani (…) Edhe sikur Kinës t’i duhej ta kontrollonte Ngushticën e Malakës dhe atë gjeostrategjike në Singapor, ajo do të kontrollonte aksesin e Japonisë në naftën e Lindjes së Mesme dhe tregjeve europiane”.

Në një debat të 2011 që kishte në gjirin e tij Henry Kissinger, një profesor i Ekonomisë në Harvard University që i Kissinger ishte biografi zyrtar, Niall Ferguson, tha: “Mendoj se shekulli i XXI do t’i përkasë Kinës, pasi kanë qenë thuajse të gjithë shekujt e mëparshëm të historisë. Shekulli i XIX dhe ai i XX përfaqësojnë një përjashtim. Për 19 nga 20 shekujt e fundit, në shkallë të ndryshme, Kina ka qenë ekonomia më e madhe botërore”. Ish sekretari i Shtetit amerikan i replikoi biografit të tij: “Problemi nuk është nëse shekulli i XXI do t’i përkasë Kinës, por se në këtë shekull do të arrijmë ta integrojmë Kinë në një vizion më universal apo jo” – ku “vizion universal” duhe të jetë natyrisht i nënkuptuar si “vizion oksidentalist i botës”. Në çfarë konsiston detyra e propozuar nga Kissinger rezulton e qartë nga një përgjigje që ai dha gjatë një interviste të dhënë prej po atë vit: “Duhet të shikojmë akoma se çfarë do të prodhojë Pranvera Arabe. Ka mundësi që në Kinë do të ketë revolta dhe manifestime (…) Nuk pres tronditje të natyrës së vet të Pranverës Arabe”. Faktikisht, duke e gjykuar si dështake, Kissinger e përjashtonte idenë e aplikimit të Kinës strategjinë e ndjekur dikur nga Perëndimi kundër bllokut të drejtuar nga Bashkimi Sovjetik: “Një plan amerikan që të propozonte në mënyrë eksplicite t’i jepte Azisë një organizim në gjendje ta frenojë Kinën apo të krijojë një bllok shtetesh demokratike për t’u rekrutuar në një kryqëzatë ideologjike nuk do të kishte sukses”.

Teza amerikane lidhur me translatio imperii nga Japonia tek Kina nën mësimin e “bashkëprosperitetit” ripërfaqësohet në librin e Graham Allison, të titulluar Destined for War: Can America and China escape Thucydides’ Trap?. Autori, profesor i merituar i Harvard University dhe ish këshilltar dhe asistent i Sekretarit të Mbrojtjes në administratat që kanë pasuar nga Reagan tek Obama, lëshon një paralajmërim që është një thirrje alarmi e vërtetë: “Menjëherë sapo tregu ekonomik dominues i Kinës, siç edhe infrastrukturat fizike të saj, do të arrijnë të integrojnë të gjitha vendet limitrofe në zonën më të gjerë të prosperitetit të Kinës, për Shtetet e Bashkuara do të bëhet e pamundur të ruhet roli i pasur në Azi në pasLuftën e Dytë Botërore. I ftuar t’i nisë një mesazh të Kinës në Shtetet e Bashkuara, përgjigja e një kolegu kinez ka qenë: dilni menjanë. Një koleg i këtij të fundit ka sugjeruar një sintezë edhe më të ashpër: zhdukuni. (…) Kohët e fundit, tentativa për bindjen e Shteteve të Bashkuara për ta pranuar realitetin e ri është bërë më e egër në Detin e Kinës Jugore. (…) Ndërsa vazhdon ngadalë të shtyhen Shtetet e Bashkuara jashtë këtyre ujërave, Kina po përfshin edhe në orbitën ekonomike të saj kombet e gjithë Juglindjes aziatike, duke tërhequr edje Japoninë dhe Australinë. Deri më tani ia ka dalë pa ndodhur përplasje, por pa qenë e nevojshme të luftojë, qëllimi i Xi është ai i fitimit”.

Prandaj nevoja themelore paralajmërohet nga analistët amerikanë është ajo e shprehur nga John J. Mearsheimer, sipas së cilës është e domosdoshme të frenohet ngritja e Kinës. Teoricieni i të ashtuquajturit “realizëm sulmues” nxit pra administratën aktiale të “punojë pa u lodhur për të përmirësuar marrëdhëniet me aleatët aziatikë të Amerikës dhe krijuar një aleancë efikase që mund ta frenojë Pekinin”. Por për ta arritur një objektiv të tillë, argumenton Mearsheimer, është e domosdoshme të tërhiqet Federata Ruse në një koalicion antikinez: “Sot është Pekini, jo Moska, që përfaqëson kërcënimin kryesor për interesat e Shteteve të Bashkuara, dhe Rusia mund të jetë një aleat i çmuar në përballimin e një kërcënimi të tillë”. Siç është e qartë, bëhet fjalë për vetë taktikën e sugjeruar në kohën e tij Donald Trump nga strategët dhe teoricienët e tij konservatorë e populistë dhe të pranuar nga mjediset “sovraniste” perëndimore. Por kjo zgjidhje “do të kërkonte braktisjen e rusofobisë tradicionale të demokratëve amerikanë i të cilës vetë Biden (…) shpesh i është bërë zëdhënës”.

Dhe kështu në fund Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni kanë zgjedhur ta pengojnë Kinën nëpërmjet “frenimit” të Federatës Ruse: afrimi kërcënues i NATO në kufijtë rusë, që Kremlini është detyruar ta kundërshtojë duke i dhënë jetë Operacionit Ushtarak Special, faktikisht inkuadrohet në një strategji më të gjerë veriamerikane “frenimi” antikineze, përveçse antiruse. E vetëdijshme për objektivin e manovrave amerikane në Europë, Kina “është parë e detyruar ta konsolidojë partneritetin strategjik të saj me Rusinë deri sa ta transformojë në një aleancë; nga këtu, për të përcaktuar veçantitë, udhëtimi i presidentit Xi” në Moskë dhe bisedimet në krye me presidentin Putin.

Vizita e Xi Jinping në kryqytetin rus sjell pashmangshmërisht në kujtesë atë të kryer 70 vite më parë nga një tjetër president kinez: më 15 shkurt 1950 Mao Ce Duni nënshkroi në Moskë me Stalinin një Traktat Aleance dhe Asistence Reciprole që sanksiononte lindjen e një blloku të madh euraziatik, i shtrirë nga Pankow në Moskë deri në Pekin dhe Phenian. Aleanca ruso – kineze u desh që ta përballojë provën e parë vetëm 4 muaj më vonë, atëhere kur Republika Popullore Demokratike e Koresë ndërmori “Luftën e Çlirimit të Atdheut”, që kinezët e quajtën “Luftë rezistence ndaj Amerikës dhe në ndihmë të Koresë”. Falë ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të Republikës Popullore të Kinës, që dërgoi 100000 luftëtarë dhe falë mbështetjes materiale të Bashkimit Sovjetik të dhënë nga Bashkimi Sovjetik konflikti ushtarak përfundoi në vitin 1953, kur forcat e Shteteve të Bashkuara dhe trupave ndihmëse të 17 shteteve të tjera u rivendosën në jug të Paralelit të 38.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit

Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …

Leave a Reply