Bardhi-Nikollës: Kryetarin e grupit nuk na e cakton PS!

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla vazhdoi sërish në mënyrë skandaloze dhe antiligjore, që të përcaktojë se kush do e drejtojë grupin parlamentar të PD. Ajo tha se Lulzim Basha ka vendosur që Flutura Açkës do i delegohet detyra e kreut të grupit parlamentar demokrat.

Pas kësaj deklarate, reagoi ashpër Gazment Bardhi. Ai citoi një shkresë ku thuhet se grupi parlamentar i PD nuk ka bërë asnjë ndryshim të kryetarit.

Bardhi theksoi se nuk është detyrë e PS që të caktojë se kush e drejton grupin e PD.

“Për anëtarët e grupit të PD është e papranueshme që maxhoranca të ndërhyjë në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD-së”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Ka vetëm një gjë që e ndal Shqipërinë europiane! Quhet Edi Rama!

Nga Gazment BARDHI Për të mbyllur negociatat e anëtarësimit vetëm për Grupkapitullin e Themeloreve, BE-ja …

Leave a Reply