Tallja e Ramës, rrit pensionet me 1500 lekë dhe pagën e tij në 4 milionë lekë

Rama ka rritur pagën e tij në plot 4 milionë lekë, ndërkohë që propozohet që të ketë një indeksim të pensioneve në një shumë qesharake prej 1500 lekësh në muaj, ndërkohë që çmimet dhe taksat nuk njohin kufi.

Këshilli Administrativ e Institutit të Sigurimeve Shoqërore miratoi vendimin për indeksimin e të gjitha kategorive të pensioneve publike në masën 8.6 për qind. Kjo masë përcaktohet nga Indeksi i Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët, që sipas INSTAT rezulton të jetë rritur me 8.6 për qind këtë vit.

Pas miratimit në Këshillin Administrativ të Sigurimeve Shoqërore, vendimi do të kalojë për miratim në qeveri dhe rritja parashikohet të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm. Sipas llogarive të qeverisë, nga data 1 tetor 2023, mbi 767 mijë përfitues të të gjitha kategorive të pensioneve do të paguhen të indeksuar me këtë përqindje.

Edhe pensioni social, që përfitohet nga personat rezidentë shqiptarë mbi moshën 70 vjeç, të cilët nuk kanë të ardhura, do të pësojë rritje në të njëjtën përqindje. Nga kjo masë do të përfitojnë 2,499 persona, në shkallë vendi.

Pensioni mesatar, i cili llogaritet si fondi total i shpenzimeve për pensione pjestuar për numrin e pensionistëve, do të rritet në 18,794 lekë në muaj nga 17,306 lekë që është aktualisht. Kjo do të thotë se mesatarisht pensionet do të rriten me rreth 1500 lekë në muaj.

Efektet financiare të politikës së indeksimit të pensioneve për tre muajt e mbetur të vitit 2023 llogariten në rreth 3.2 miliardë lekë, ndërsa ai mbartës për vitin 2024 do të jetë 12.1 miliardë lekë.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama rishpall koncesionin 437 milionë euro për 17 kilometra rrugë, ose 26 milione euro/kilometri

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur tenderin për të dhënë me koncesion ndërtimin e …

Leave a Reply