4 pikë në 2 sfidat e fundit të shtatorit, kundër Republikës Çeke dhe Polonisë, kanë efekt të menjëhershëm në renditjen mujore të publikuar nga FIFA. Ky ishte një muaj i bekuar për futbollin kuqezi pasi Shqipëria fiton tre pozicione në përditësimin e fundit, tashmë renditen në vendin e 62-të. Me tre ndeshje të tjera në dispozicion, plus miqësoret, Shqipëria ka ende shanse të përmirësojë pozicionin e saj në renditjen e FIFA-s.
Humbja që Polonia pësoi në “Air Albania” ka pasur një ndikim të madh, jo vetëm solli shkarkimin e trajnerit Santos, por Lewandowski me shokë humbasin katër vende në renditjen e FIFA-s, tashmë pozicionohen në vendin e 30-tëus
Rivali tjetër i Shqipërisë në Grupin E, Republika Çeke pozicionohet në vendin e 37-të. Vijon rënien e lirë Kosova, me “Dardanët” që humbasin edhe dy pozicione, duke u renditur në vendin e 111. Nuk ka ndryshime në lidhje me kreun e FIFA, Argjentina renditet në vendin e parë, e ndjekur nga Franca dhe Brazili.