Berisha: Rama i dyti pas Lukashenkos që shkon në KS me djalin në shkollë fillore

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, hera e parë që Këshilli i Sigurimit kryesohej nga një delinkuent në hetim ndërkombëtar! Berisha tha se, Edi Rama bëhet i dyti pas Lukashenkos që shkon në asamble bashkë me djalin në shkollë fillore.
“Këshilli i Sigurimit është një organ që ndërtohet nga pesë anëtarë përmanentë dhe të tjerë, 10 të përkohshëm 2-vjeçarë.
Shqipëria, një nga vendet më të hershme në lidhjen e kombeve, nuk e mori sipas arkivës së OKB-së, asnjëherë vendin në Këshillin e Sigurimit. Shkak kryesor, diktatura e Enver Hoxhës.
Në vitin 2007, Shqipëria aplikoi për të zënë me rotacion, vendin si anëtar i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit dhe kjo u miratua pa kontestim. Natyrisht, grupet miratojnë me lobim, por pa garë.
Kështu që Shqipëria u zgjodh në vitin 2007 dhe më në fund erdhi momenti i shumëpritur dhe në 1 janar 2022, Shqipëria, Gaboni, Gana dhe një vend tjetër, zgjidhen anëtarë të përkohshëm të Këshillit të Sigurimit.
Problemi është se ne u bëmë vendi i parë në historinë e atij institucioni, që të kryesohet ajo mbledhje nga një person delinkuent, në hetim ndërkombëtar.
Në vitin 2007, kur ndodhi ky event, isha në OKB në takimin e Asamblesë së Përgjithshme dhe vendosa të marr pjesë në një seancë si spektator.
Seancën e kryesonte koloneli Muamer Gadafi. Ai ishte njeriu, në mos gaboj i tretë pas Kastros dhe Ahmedinaxhadit që si të çmendur flisnin 2-3 orë dhe nuk e lëshonin platformën.
Edi Rama, fatmirësisht kësaj here nuk foli sepse kishte rekordet e Lukashenkos. Se pas këtyre të treve, i katërti vinte Lukashenko. Edhe ai fillonte dhe nuk dinte kur mbaronte. Por analogjia është analogji. I vetmi përfaqësues në planet, që kisha parë, të merrte djalin e vet të vogël, ishte Lukashenko.
A thu se të tjerët nuk kishin fëmijë. Edi Rama bëhet i dyti pas Lukashenkos që shkon në asamble bashkë me djalin në shkollë fillore. I ngjasin diktatorët njëri-tjetrit, por Lukashenko nuk ishte nën hetim atëherë. Rama është në hetim të plotë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha takohet me republikanët e Trump dhe konservatorët britanikë

Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit …

Leave a Reply