Kurti: Sulm i organizuar dhe mbështetur nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur pas sulmeve me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm, ku një polic u vra, një mbeti i plagosur dhe një tjetër mbeti i lënduar. Kurti e quajti ditë të rëndë, ndërsa dënoi sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

“Rreth orës 03:00 ka humbur jetën rreshteri ynë, ndërsa një polic është plagosur. Sulmet e grupeve të armatosura janë duke vazhduar, ne dënojmë sulmin kriminal dhe terrorist. Krimet të mbështetura dhe të organizuara nga Serbia po e sulmojnë shtetin tonë. Ne mbrojmë ligjshmërinë, mbrojmë qytetarët dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët do të dështojnë. Qeveria është e gatshme për të iu përgjigjur krimeve dhe kriminelëve. Qëndrojmë pranë familjeve të policëve. Ftoj qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë maturi. Sulmet po vazhdojnë, janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë , të cilët ndodhën nën rrethimin e Policisë, i ftoj të dorëzohen”, deklaroi Kurti para mediave.

About Redaksia

Check Also

Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit

Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …

Leave a Reply