“O milet, Rama ka siklet”! Mijëra qytetarë dhe diaspora marshojnë nëpër Tiranë

Dita e 63-të e fjalimeve në podiumin e protestës në bulevardin para Kryeministrisë u mbyll me thirrjen “Nesër më shumë”.

Mijërave qytetarëve sot në bulevard iu bashkuan edhe shqiptarë të diasporës të cilët bënë thirrje për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ itinerari i marshimit vijoi te Bashkia e Tiranës për të dalë te Parlamenti dhe më tej “Rruga e Elbasanit”.

Protestuesit thërrisnin: “O milet, Rama ka siklet”, “Rama Spak you”, “140 deputet, Parlament analfabet”, “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Poshtë patronazhistet”.

Më pas ata u kthyen sërish para kryeministrisë duke iu bërë thirrje: Ju erdhi fund!

‘Në Shkodër nuk duam konsullatë!’ duke iu referuar konsullatës serbe.

About Redaksia

Check Also

Shkrirja e 15 bashkive akti më i turpshëm!/ Berisha nga Fieri: Bënë pazare gjithë ditën e në fund skuan e votuan me 85 vota

Prononcimi i Kryetarit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha Pyetje: Zoti Berisha, Reforma territoriale është …