Haxhi Qamili i shekullit 21 ka një ndryshim nga ai i vjetri

Nga Redin HAFIZI

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony J. Blinken ka deklaruar: “Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë për të garantuar zbatimin e ligjit në Republikën e Kosovës. Shtetet e Bashkuara njohin dhe rrespektojnë rolin e policisë së Kosovës si përgjigja e parë në situatë të jashtëzakonshme dhe gjendje krize.

Shtetet e Bashkuara janë mirënjohëse për bashkëpunimin e ngushtë me forcat policisë së Kosovës, EULEX në Kosovë dhe me forcat e NATO në Kosovë, në mënyrë për të garantuar jetët e civilëve në skenë. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe do të koordinojmë me të gjithë pjesëmarrësit”. Pra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë besimplotë se në Ballkan nuk do të ketë çoroditje të karakterit ushtarak. Ndërkohë, edhe pse llafazanët e Shqipërisë janë përdorur si kllounë kudo nëpër oborret e diktatorëve, dihet se SHBA ka patjetër njerëzit e duhur për punën që duhet bërë.

Edi Rama kërkon kontroll të veriut të Kosovës nga forcat e KFOR. Këtë kërkoi edhe beniamini i perandorisë Ruse, presidenti Serb. I riu Haxhi Qamili që fatkeqësisht është kryeministër i Shqipërisë nuk është e thënë të jetë i tillë vetëm pse është mik me Erdogan. Edi Rama është i tillë, pasi që kur ishte në opozitë ai kundërshtoi fuqishëm anëtarësimin në NATO dhe procesin e anëtarësimit në BE. Edi Rama tallej rëndë me politikat Amerikane në atë kohë, madje Veliaj ishte jashtëzakonisht i dëshpëruar kur George W. Bush shpalli pavarësinë e Kosovës në një vizitë në Tiranë.

Amerika foli me gjuhën e të drejtës së popujve, ndërkohë që në atë kohë Edi Rama rrinte i nxirë në fytyrë dhe Veliaj besonte se me një arrikull në mediat e Soros do të sillte një shërbim në haxhiqamilizmin që ishte ideologjia e socialistëve në atë kohë, por që tregonte trashëgiminë komuniste të partisë së Ramës. Ai kundërshtonte përmes protestash të organizuara nga paratë e individëve dhe grupeve që e kishin kuptuar se integrimi Euro-Atlantik do të sillte kontroll dhe kjo ishte arsyeja që Shqiptarët dhe ideali i tyre për një Shqipëri demokratike është goditur rëndë.

Haxhi Qamili i shekullit 21 ka një ndryshim nga ai i vjetri, pasi sot nuk është vetëm Erdogan që kërkon shërbimet e Ramës, por ka forca të shumta të së mirës dhe të keqes që po i interesojnë Ramës. Pra sot nuk është Turqia, por Edi Rama konsiderohet si Haxhi Qamil pasi gjithnjë shkon në mbështetje të perandorisë të së keqes. Ai vdes që ta finalizojë me kushtetutë Shqipërinë si një vend parajsë e vesit dhe ku virtyti duhet të largohet në emigracion. Shpirti i plagosur i Shqiptarëve, Kosova, është në të drejtën e vet që e kundërshton kategorisht humbjen e virtytit në Shqipëri. Megjithatë ne jemi krenarë dhe falënderues që diku në shpirtin tonë, të shëndetshëm apo të plagosur, virtyti i ndjenjës së përgjegjësisë për qytetarin është kthyer në strukturë qeverrisëse.

Ndarja nga bindja tek çdo forcë e huaj për të qeverrisur mbi forcën e qytetarit, sjell vetëm qeverri kukulla si e Edi Ramës, ndërkohë që xhelozia e Haxhi Qamilit të Shekullit 21 po kërkon çdo mundësi për të dëmtuar Kosovën. Megjithatë ai doli jashtë loje në këtë proces, pasi sekretari Blinken e deklaroi hapur se policia e Kosovës ka autoritetin e kontrollit të veriut të Kosovës.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i Kasanof nxori zbuluar axhendën e Kim dhe Escobar!

Nga Armand MAHO Deklarata e zotit Alexandër Kasanof, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Çështjet …

Leave a Reply