Bashkitë e popullit apo çifligu i Ramës?

Nga Franci NURI

Sot pamë edhe një herë se si Edi Rama e koncepton pushtetin vendor: jo si pushtet të dalë nga vota, por si repart vartës të Kryeministrisë.

Mediat raportojnë për një mbledhje me tone të ashpra, ofendime, përplasje dhe kryebashkiakë socialistë që largohen apo nxirren nga salla, vetëm sepse guxojnë të kundërshtojnë shkrirjen e bashkive të tyre.

Po këta janë kryetarë bashkish, jo punonjës të Ramës! Kanë marrë mandat nga qytetarët dhe kanë detyrim t’u përgjigjen atyre, jo humorit të Kryeministrit.

Kur kundërshtimi pritet me arrogancë, ironi, presion dhe bullizëm verbal, atëherë nuk kemi konsultim. Kemi urdhër.

Zero respekt për institucionet.

Zero respekt për përfaqësimin vendor.

Zero respekt për votën e qytetarëve.

Gjithçka duket e paracaktuar. Gjithçka tjetër, formalitet.

Autokrati nuk konsultohet. Autokrati njofton vendimin dhe pret duartrokitje.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti

About Redaksia

Check Also

Udhëzues express për “Praninë Besnike”; Turi 60-minutësh i halleve!

Nga Lutfi DERVISHI Ideja për të takuar popullin çdo të premte pasdite, për t’i mbajtur shënim …