Dita e 74 e protestës/ Mësuesi thirrje kolegëve dhe nxënësve: Bashkohuni me ne, nesër do të jetë vonë!

Një mësues i është bashkuar protestës së ditës së 74-t kundër qeverisë, duke bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe largimin e klasës politike.

Nga sheshi “Skënderbej”, ku ka nisur grumbullimi i protestuesve, ai u ka bërë apel qytetarëve, kolegëve të tij dhe nxënësve që të bashkohen me protestën.

Mësuesi ka përdorur tone të forta ndaj klasës politike, duke i cilësuar politikanët si “maskarenj” dhe “fëlliqësira të Shqipërisë”, ndërsa ka kërkuar që qytetarët të bashkohen për ndryshimin e situatës politike.

“Ju bëj thirrje qytetarëve dhe kolegëve të mi që të bashkohen me protestën, se është një rast i fuqishëm kundër komunizmit, maskarenjve të ndyrë, fëlliqësirave të Shqipërisë”, deklaroi ai.

Thirrja e tij ka qenë edhe për nxënësit, të cilëve u është drejtuar duke i ftuar të bëhen pjesë e protestës nëse kërkojnë një të ardhme më të mirë për familjet dhe vendin.

“I bëj thirrje edhe të gjithë nxënësve të mi që të bashkohen me protestën. Nëse dëshironi një familje, duhet të bashkoheni këtu dhe me të gjithë Shqipërinë. Sot është fjala e Zotit. Bashkohuni se nesër është tepër vonë”, u shpreh mësuesi.

Protesta vijon në Tiranë, ndërsa qytetarët janë mbledhur për të 74-tën ditë radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës.

 

About Redaksia

Check Also

Flakët përfshijnë Shqipërinë, zjarr edhe në kodrat e Tiranës

Shqipëria po përballet me një ditë të vështirë për shkak të zjarreve të shumta që …