Bardhi-Pengut: Ke marrë dy kate në kullën më të shtrenjtë në Tiranë, gojë çorap i pisët

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi iu përgjigj në Kuvend Lulzim Bashës, i cili tha se është pjesë e aleancës së kullës.

“Parafolësi ka marrë dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, dhe kur vjen këtu për të akuzuar kolegët për aleanca kullash, numëro njëherë katet në kullën më të shtrenjtë të Tiranës.

Ti je i vetmi njeri që je vetëshpallur kryetar partie. Nuk je as opozitë, as përfaqësues i PD, as përfaqësues i grupit parlamentar.

Je thjesht një i rikthyer për të bërë gjoja opozitë ndaj opozitës, se me ata mbrapa nuk ta mban”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

PPE ngre në këmbë Europën kundër Ramës/ “Shqipëria në rrezik, korrupsion, krim dhe vjedhje zgjedhjesh

Partia Popullore Europiane (PPE) ka dorëzuar në Parlamentin Europian 26 amendamente në raportin e 2025 …

Leave a Reply