Berisha: Analiza jonë duhet të ketë qëllim më madhor, fillimin e një beteje të qëndrueshme!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në mbledhjen e kryesisë se, analiza jonë duhet të ketë qëllim më madhor fillimin sa më parë të një beteje të qëndrueshme.
“Është Edi Rama, i cili manipulon dhe kontrollon këtu parlamentin, ekzekutivin, gjyqësorin, agjencitë e quajtura të pavarura, ekonominë, klanet e fuqishme mafioze të vendit.
Por ky debat i yni dhe kjo analiza e jona, duhet të ketë qëllim më madhor, motivimin e mbështetësve, anëtarëve, simpatizantëve tanë për fillimin sa më parë të një beteje të qëndrueshme, të një lëvizje të fuqishme popullore, që duhet të ketë synimin më madhor, largimin e Edi Ramës nga pushteti.
Natyrisht analiza jonë duhet të adresojë të gjithë problematikën e shfaqur gjatë procesit elektoral, pas procesit elektoral, në mënyrë që ne t’u japim përgjigjet më të merituara”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Alex Soros pushime me Ramën në vilën qeveritare në jug të vendit

Një foto e publikuar këtë të martë në rrjetet sociale tregon kryeministrin Edi Rama në …

Leave a Reply