Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, kreu i grupit parlam,entar, Gazment Bardhi dha një deklaratë për mediat.
Bardhi: Merreni me të qeshur aktet jo serioze të kolegut Lulzim Basha. Do të zhvendosë vëmendjen. Nëse ky vendim me ndihmon që 2 katet e kullës mos t’i shohin njerëzit le t’i marrë. Katet janë aty letrat janë aty.
Nuk i doli aleanca e kullave, mendoi se do bënte aleancën e të përjashtuarve. Basha është përjashtuar nga partia me vendim të anëtarëve. Nuk ka përjashtim më të rëndë për një anëtar të një partie, për një ish-kandidat kryeministër se të të përjashtojë anëtarësia e një partie.