Përjashtimi i Bardhit, Berisha: Lulzim Brava lexon vetëm fletushkat e Ballës! Nuk ka asnjë lloj vlere

Kryetari i PD, Sali Berisha u pyet nga gazetarët edhe për përjashtimin e Gazment Bardhit nga Basha. Berisha tha se, Lulzim Brava lexon vetëm fletushkat e Taulant Ballës, nuk ka asnjë lloj vlere.

Pyetje: Për shkak të bashkëpunimi me ju, një ditë më parë, Lulzim Basha ka përjashtuar Gazment Bardhin nga anëtarësia e PD. Keni një koment?
Sali Berisha: Lulzim Brava, për të mos përdorur një term tjetër që të mos e lëshoj gojën, nuk bën gjë tjetër, veç se lexon mesazhet apo fletushkat e Taulant Ballës. Nuk ka asnjë lloj vlere, është një i keqpërdorur, por që gradualisht po kthjellohet çdo gjë, rreth një person që është i marrë peng në disa forma nga kjo qeveri.
Pyetje: Dje Ilir Meta ka deklaruar se do ta vijojë betejën politike, me apo pa ju. Ka një krisje?
Sali Berisha: Asnjë krisje, ajo është një ftesë. Ai ka treguar me këtë vendosmërinë e tij të palëkundur për betejën e tij politike dhe e përshëndes.

About Redaksia

Check Also

Rama thotë në polici se i rrezikohet jeta nga Adriana Kalaja

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori nisjen e një procedimi ndaj anëtares së Kryesisë …

Leave a Reply