Nuk do të ketë më garë në Rusi, Formula 1 ndërpret kontratën me rusët

Formula 1 nuk do të mbahet më në Rusi. Ky është vendimi i fundit i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit.

Javën e kaluar ishte anuluar gara për shpërblimin e madh të Rusisë, pas sulmit ushtarak që e nisi ky vend ndaj Ukrainës.

Ndërsa tash, rusët e kanë marrë edhe një tjetër goditje. Në fakt, FIA-s nuk i ka mjaftuar anulimi i sivjetmë i kësaj gare.

Vendimi i sotëm është se do të ndërpritet përfundimisht kontrata dhe se nuk do të mbahet më gara e Formula 1 në Rusi.

Ky është një tjetër sanksion për rusët, në vazhdën e shumë të tjerëve në botën e sportit.

Mijëra njerëz, prej tyre shumë civilë, janë vrarë në luftën që po zhvillohet në Ukrainë, e cila ka hyrë në javën e dytë të saj.

About Redaksia

Check Also

Provokimi në stadium/ Tifozët e “Tironës” zbresin në fushë dhe përleshen me forcat speciale

Në “Air Albania” u luajt derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës i fituar nga …

Leave a Reply