Berisha sot në Shkodër në mitingu përmbyllës të fushatës zgjedhore

Lideri historik i PD, Sali Berisha, do jetë i pranishëm sot në Shkodër, ku do mbahet tubimi përmbyllës i fushatës për zgjedhjet e 6 marsit. Berisha do jetë në krah të kandidatit Bardh Spahiu, të cilin të gjitha sondazhet e tregojnë fitues.

“Ftoj të gjithë qytetaret dhe qytetarët shkodranë të marrin pjesë. Shpresë, ndryshim, fitore, “Shtëpia e Lirisë”!”, shkruan Berisha

Njoftim

Sot e premte, më datë 4 mars, ish-Kryeministri, z. Sali Berisha së bashku me kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë Shkodër, z. Bardh Spahia organizojnë në pedonalen e qytetit, përballë Hotel Colosseo, tubimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Aktiviteti nis në ora 16:30 me koncert Rock, me performancën e grupit të njohur Urban Band, për të vijuar më pas me tubimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e së dielës.

About Redaksia

Check Also

Rezoluta/Ndërkombëtarët rrëzojnë farsën e 11 majit: Qeveri teknike në Shqipëri!

Ndërkombëtarër rrëzojnë farsën e 11 majit dhe kërkojnë qeveri teknike. Përmes nje rezolute IDC-CDI kërkon …

Leave a Reply