Doris Pack: Sjellja e Yuri Kim, një turp diplomatik!

Ish-eurodeputetja Doris Pack, në një intervistë për në “Top Talk”, komentoi situatën politike në Shqipëri.

Ajo foli me tone të ashpra për përfshirjen politike që “ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka bërë në Shqipëri, duke nisur që nga vendimi i shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha”.

Sipas Doris Pack, asnjë ambasador nuk mund të ndërhyjë në çështjet politike të një vendi dhe “është turp që në një vend të pavarur siç është Shqipëria të kemi përfshirje të tilla”.

“Jam duke folur për atë që po bën tani zonja ambasadore e SHBA-së. Shqipëria është një vend i pavarur dhe asnjë ambasador nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme politike të një vendi. Mendoj që kjo është turp dhe ju si Shqipëri duhet të ndjeni turp, pasi kjo gjë po heq nderin”, u shpreh Pack.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Veliaj i dha Ajolës rreth 97 mijë euro në vetëm 1 vit nga fondet e Bashkisë

Ola XAMA Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë Ajola Xoxa rezulton të jetë e punësuar …

Leave a Reply