Berisha për median amerikane: Serbia do të jetë “kërcënimi i madh” i radhës për Europën

Ish-Kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar për një intervistë në radion amerikane Secure Freedom.

Në intervistën me moderatorin Frank Gaffney, Berisha e nisi duke folur për luftën në Ukrainë.

Berisha tha se Rusia po kryen mesa duket krime kundër njerëzimit në Ukrainë.

Më tej ai u ndal edhe te ambiciet e vazhdueshme të Rusisë në Ballkan. Rajoni ynë shihet ndër zonat e rrezikuara për shkak të ndikimit rus në Serbi.

“Kremlini donte për shekuj nëpërmjet Serbisë hyrjen në detin Adriatik. Kërcënimi tjetër i madh për kontinentin evropian, besoj se do të jetë Serbia”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri dhe ish-presidenti shqiptar Sali Berisha foli po ashtu edhe për rolin që ka luajtur George Soros në përmbysjen e kontrollit politik demokratik në Shqipëri ndër vite.

Për të dëgjuar të plotë intervistën klikoni KETU

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply