Ish zv.ministri amerikan i Mbrojtjes i Regan interviston Berishën për luftën në Ukrainë

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, ishte i ftuar për një intervistë në radion amerikane Secure Freedom.

Në intervistën me moderatorin Frank Gaffney, Berisha e nisi duke folur për luftën në Ukrainë.

Berisha tha se Rusia po kryen mesa duket krime kundër njerëzimit në Ukrainë.

Më tej ai u ndal edhe te ambiciet e vazhdueshme të Rusisë në Ballkan. Rajoni ynë shihet ndër zonat e rrezikuara për shkak të ndikimit rus në Serbi.

“Kremlini donte për shekuj nëpërmjet Serbisë hyrjen në detin Adriatik. Kërcënimi tjetër i madh për kontinentin evropian, besoj se do të jetë Serbia”, tha Berisha.

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti shqiptar Sali Berisha foli po ashtu edhe për rolin që ka luajtur George Soros në përmbysjen e kontrollit politik demokratik në Shqipëri ndër vite.

About Redaksia2

Check Also

Ish-ministri i PS: Procesi në BE u bllokua nga çështja Balluku, Rama të dorëhiqet!

Ish-ministri socialist Arben Malaj teksa ka deklaruar se procesi i integrimit evropian të Shqipërisë është …

Leave a Reply