Ish zv.ministri amerikan i Mbrojtjes i Regan interviston Berishën për luftën në Ukrainë

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, ishte i ftuar për një intervistë në radion amerikane Secure Freedom.

Në intervistën me moderatorin Frank Gaffney, Berisha e nisi duke folur për luftën në Ukrainë.

Berisha tha se Rusia po kryen mesa duket krime kundër njerëzimit në Ukrainë.

Më tej ai u ndal edhe te ambiciet e vazhdueshme të Rusisë në Ballkan. Rajoni ynë shihet ndër zonat e rrezikuara për shkak të ndikimit rus në Serbi.

“Kremlini donte për shekuj nëpërmjet Serbisë hyrjen në detin Adriatik. Kërcënimi tjetër i madh për kontinentin evropian, besoj se do të jetë Serbia”, tha Berisha.

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti shqiptar Sali Berisha foli po ashtu edhe për rolin që ka luajtur George Soros në përmbysjen e kontrollit politik demokratik në Shqipëri ndër vite.

About Redaksia2

Check Also

Terrori policor ndaj protestuesve, një person përfundon pa ndjenja te sheshi “Skëndërbej”

Një person ka mbetur pa ndjenja në sheshin Skënderbej gjatë ndërhyrjes së dhunshme të policisë …

Leave a Reply