Një shekull nga themelimi i Republikës Turke

Kuadri historik

E themeluar nga Mustafa Kemal, i quajtur Atatürk, «babai i atdheut», Republika Turke realizon këtë vit 100 vite jetë institucionale. Ajo lindi mbi bazën e traktateve ndërkombëtare dhe jo vetëm pas humbjes së të ashtuquajturave «perandori të Boshtit» (në të cilazt bënte pjesë edhe ajo otomane) nga ana e vendeve të Antantës, në përfundim të Luftës së Parë Botërore, që kishte lëkundur asetet e vjetra të fuqive të mëdha perandorake multikombëtare dhe multietnike. Ato qenë trashëgimia e një të kaluare historike të lavdishme, por tashmë prej kohësh në perëndim, me lindjen e shteteve kombëtare në Europë dhe me zhvillimin e teknologjisë moderne. Perandoria Osmane, një ndër më të zgjeruarat deri në atë moment, konsiderohej nga kancelaritë e shekullit të XIX i «sëmuri i vjetër i Europës» dhe jetonte një moment krize si sociale, ashtu edhe ekonomike, pavarësisht reformave institucionale të paraqitura nga sulltanë të iluminuar të shekullit të mëparshëm (të ashtuquajturat Tanzimat). Ajo mbahej në jetë më shumë nga rivalitetet midis fuqive të mëdha koloniale – që nuk arrinin të binin dakord lidhur me ndarjen e territoreve të saj ende të mëdha (pjesa më e madhe e Lindjes së Mesme dhe tokat e Gjysmëhënës Pjellore) – që nga dinamizmi politiko – ekonomik që i jepte jetë këtyre pjesëve të rëndësishme të Perandorisë. Faktikisht, Turqia moderne lindi nga «shpërbërja» e Perandorisë Osmane, për nga natyra e saj multietnike dhe multifetare, nga traktatet dhe nga impenjimet e marra nga Antanta gjatë Luftës së Madhe, por sidomos edhe nga kurajoja dhe nga guximi i popullit turk dhe sidomos të atyre që në atë kohë organizoi rilindjen kombëtare, që u rebelua me armë ndaj vendimeve të padrejta të marra në seli diplomatike, si në Traktatin e Sèvres të vitit 1920. Faktikisht kjo kishte parcelizuar territorin e perandorisë midis fituesve, duke i lënë Turqisë së re vetëm rrafshnaltat lindore të Anadollit.

Për ta kuptuar lindjen e Turqisë moderne është e nevojshme në planin historik ta lexosh në dritën e projektit, të hartuar nga kancelaritë më të mira europiane, të «risistemimit», sipas gjeometrive variabël dhe të lëvizshme, të Lindjes së Mesme osmane, që prej kohësh kishte tërhequr orekset e fuqive të mëdha, sidomos të Anglisë e të Francës, por edhe të Greqisë e Italisë, të interesuar ndaj të ashtuquajturave «Ngushtica» dhe ndaj brigjeve mesdhetare të territoreve anadollase. Me pak fjalë, Turqia si shtet kombëtar lindi bashkë dhe në konkurrencë me zhvillimin shtetëror të Lindjes së Mesme moderne, i së cilës në një farë mënyre, në mos tjetër nga pikëpamja kronologjike, bën pjesë. Shtetet europiane që vunë në fuqi traktatet e Sèvres dhe dy të Losanna konsideronin në mënyrë sipërfaqësore këtë territor si një pjesë të thjeshtë të rajonit mesdhetar. Edhe pse duhet kujtuar se turqit nuk janë me etni dhe arabisht: faktikisht, megjithëse duke qenë islamistë sunitë, ata konsiderohen sidomos «turq» dhe mburren se janë trashëgimtarë jo të popujve nomadë të shkretëtirës arabike, por të luftëtarëve të mrekullueshëm selxhukë, të ardhur nga stepat e Azisë Qendrrore dhe pinjoj ushtarësh të lavdishëm dhe luftëtarësh të mëdhenj.

Perandoria Osmane dhe Lufta e Parë Botërore

Shpërthimi i Luftës së Parë Botërore e pa Perandorinë Osmane shumë të dobësuar si një planin ushtarak, ashtu edhe në atë ekonomik dhe jashtëzakonisht ngurruese të futej në një luftë që e konsideronte europiane dhe gjithësesi jo të veten. Me qëllim ju desh me ngurrim të rreshtohej me perandoritë e Boshtit Qendror, sidomos me Gjermaninë, me të cilën kishte raporte të konsoliduara prej kohësh. Një zgjedhje që rezultoi e gabuar dhe e dënoi perandorinë me shkatërrimin e plotë të saj. Në 1918 sulltani – kalif u detyrua të firmosë armëpushimin e Mudros, me të cilin Turqia dorëzohej dhe territoret e saj i pushtuan menjëherë nga fuqitë e Antantës. Duhet kujtuar se qysh nga 1916 Franca dhe britania e Madhe kishin nënshkruar një marrëveshje sekrete (Marrëveshja Sykes – Picot) lidhur me ndarjen e së ashtuquajturës «Gjysmëhëna Pjellore» që i përkiste perandorisë. Palestina, Iraku dhe Jordania, në rast fitoreje të Boshtit, do t’u shkonin anglezëve, ndërsa Siria e Libani Francës. Një marrëveshje e tillë i shpërnda më pas në 1917 nga bolshevikët, me të ardhur në pushtet në Rusi, dhe kjo krijoi jo pak kokëçarje në territoret arabe, edhe pse qeveria e Londrës, për të luftuar Perandorinë Osmane, kishte lidhur aleancë me Sherifin e Mekës, Hussein al-Hashimi, duke i premtuar dinastisë së tij dominimin e pjesës më të madhe të botës arabe, sidomos të Sirisë, që në atë kohë ishte vendi më i pasur dhe më i mirëorganizuar i Lindjes së Mesme. Traktatet që pasuan shembjen e Perandorisë Osmane të dobët gjuajtën thuajse si në letër vendimet e Marrëveshjes Sykes – Picot. Kështu, në 1920 Franca pushtoi Sirinë (ndërkohë e pushtuar nga Faysal, djali i madh i Hussein) dhe e mundi pretendentin e ri hashemit, pa mundur Londra të lëvizte as gishtin për ta mbrojtur. Kujtojmë se ndërsa Franca aplikoi formën republikane shtetërore në territoret ku mori mandatin, Britania e Madhe preferoi të aplikojë formën monarkike në territoret që i qenë caktuar, me përjashtim të Palestinës. Pas shpërbërjes së Perandorisë Omnane, Lindja e Mesme ishte bërë një «liqen europian». Vetëm 6 shtete mundën në fund të 1923 të deklaroheshin jokolonialë dhe të pavarur: Turqia, Irani, Izraeli, Arabia Saudite, Jemeni i Veriut dhe Afganistani.

Dy popuj që jetuan në këtë periudhë ngjarje të ndryshme: armenët dhe kurdët. Traktati i Sèvres kishte parashikuar krijimin e një shteti armen, të përqëndruar mbi qytetin Erzurum, dhe të një shteti kurd. Komuniteti armen në 1915 kishte pësuar genocidin e parë të shekullit të XX dhe njohja e tij i qëndronte shumë pas zemre vendeve të ndryshme europiane. Fatkeqësisht, në vjeshtën e 1922 territori u pushtua si nga rusët, ashtu edhe nga turqit, që i gllabëruan realitet e reja shtetërore. Për sa i përket shtetit të parashikuar shtetit kurd (Kurdistani), prej ndodhive të pasuara ndaj formimit të shtetit turk, nuk e pa kurrë dritën. Në realitet, «në Lindje të Mesme ka pasur pak shtete (të varur nga fuqitë europiane) dhe shumë popuj me aspirata vetëvendosjeje». Megjithë premtimeve të bëra në Sèvres, komunitetet kurde qysh atëhere u shpërndanë në vende të ndryshme: Turqi, Irak, Siri dhe Iran. Pasojat e një shpërbërjeje të tillë janë akoma sot shkak kontrastesh dhe luftërash shumë të dhunshme në Siri e në Turqi. Kurdët, aleatë të Shteteve të Bashkuara, në luftën siriane kanë pasur meritën që kanë luftuar dhe ndaluar ISIS në Kobane, iduke ia dobësuar avancimin dhe duke kontribuar në humbjen e tij. Perëndimi i deytrohet shumë atyre, pavarësisht se Erdoğan i konsideron luftëtarët e tij si terroristë.

Për t’i kuptuar karakteristikat e zhvillimit politik të Lindjes së Mesme dhe, për pasojë, të Turqisë moderne duhen marrë në konsideratë veçantitë e formave të shtetit që kanë lindur nga asetet institucionale dhe të pushtetit që kanë pasuar Luftën e Madhe. Atë paraqesin në thelb tre karakteristika:

1) origjina pastërtisht perëndimore e formës së shtetit të adoptuar. Shtetet janë krijuar sipas modelit të shtetit mbizotërues në Europë qysh nga mesi i ‘800. Kjo ka prodhuar «identifikimin e shtetit si institucion të huaj ndaj kulturës vendore, domethënë nuk e ka krijuar atë identifikim midis shtetit dhe kombit që është premisa e lindjes së shteteve moderne».

2) duhet kujtuar se në shumë shtete të Lindjes së Mesme nuk ekzistonin as kombet në kuptimin europian të fjalës: çdo shtet mikpriste në vetëvete një mozaik komunitetesh etniko – fetare, bashkëjetesa paqësore e të cilin sigurohej nga i ashtuquajturi «sistem i lashtë i mileteve», që i impononte komunitetit pesha ekonomike në kombim të mbrojtjes nga ana e autoriteteve.

3) në Lindje të Mesme forma e shtetit është forcuar progresivisht sidomos në ndjenjën e «ushtrimit të pushtetit», në kurriz të funksionit të tij të përfaqësimit të nevojave dhe aspiratave të kolektivitetit. Kështu, shteti «është bërë zoti i politikës, qendra e vetme e vërtetë e pushtetit, e pakundërshtuar: mjaftonte vetëm ta zotëroje me forcë». Islami, që dominonte në këto vende, për nga natyra e qetë e tij ka qenë thuajse gjithmonë nga ana e autokratëve, përveçse në rastet ku këto kanë imponuar forca perëndimore të papajtueshme me traditën fetare, siç ka ndodhur në epokën kemaliste në Turqi.

Çështja armene dhe kristianët në shtetin e ri kombëtar turk

Duke filluar nga shpërbërja e Perandorisë Osmane për komunitetet kristiane banore në zonë u profilua një situatë krejtësisht e re, më pak avantazhuese, e mbrujtur nga sistemi i lashtë i mileteve. Në Turqi procesi i formimit të shtetit kombëtar, bazuar mbi identitetin turk, çoi në përjashtimin e kristianëve nga shteti i ri. Në këtë rast, identifikimi i konceptit të kombit me përkatësinë fetare, sipas sistemit të mileteve, e lidhi identitetin turk me atë mysliman, duke i diskriminuar përkatësitë fetare të tjera. Ideologjia e Turqve të Rinj, në pushtet nga 1908, mbështetej mbi një nacionalizëm imperialist, që megjithëse duke u frymëzuar nga modele perëndimore të markës liberale, me kalimin e kohës kishte marrë tipare haptazi autoritare. Në fillim, ata qenë më shumë otomanistë sesa nacionalistë, «nga momenti që politika e tyre ishte e orientuar kryesisht nga shpëtimi i shtetit perandorak, i konsideruar si instrumenti kryesor për modernizimin e shoqërisë osmane». Qeveria e re shumë shpejt hyri në konflikt me disa sektorë të botës politike armene, sidomos me atë më të ndjeshëm ndaj ideve socialiste, që kërkonte pavarësinë apo autonominë e rajonit të banuar nga shumica armene, ashtu siç kishte ndodhur për kombet e tjera. Tani, ndërsa shkëputja e zonës arabe dhe ballkanike nga perandoria mund të tolerohej, pasi këti nuk qenë ngushtësisht të lidhura me asetin e ri politiko – institucional që po krijohej, autonomia e një pjese të zonës anadollase, me shumicë armene, do të shkpuste një perje të padurueshme të territorit kombëtar, i reduktuar fuqishëm tashmë, aq më shumë që rivendikimet armene mbështeteshin nga Rusia, që synonte ta zgjeronte territorin e vet në kurriz të Turqisë. Kështu komuniteti armen, tradicionalisht i konsideruar mileti më besnik ndaj Portës së Lartë, u perceptua si një rrezik për krijimin e shtetit unitar turk, një lloj kolone e pestë në shërbim të armikut rus, antagoniste shekullare e osmanëve.

Rasti për zgjidhjen një herë e përgjithmonë problemin e «kërcënimit armen» ju ofrua qeverisë nacionaliste nga gjendja e luftës në të cilën dergjej Europa duke filluar nga 1915. Gepncidi i armenëve u zbatua si me trupat e rregullta, ashtu edhe duke nxitur kundër tyre tributë kurde dhe çerkeze, armiq tradicionalë të komuniteteve kristiane, duke i apeluar «luftës së shenjtë», xhihadit, kundër të pabesëve kristianë. Drejtimi nga xhihadi dhe nga motivimi fetar nga ana e një qeverie – asaj të Turqve të Rinj – që paraqitej si laik dhe indiferent ndaj problematikave me natyrë fetare qe pastërtisht instrumental dhe i finalizuar për të nxitur raprezaljet e popullsive myslimane kundër kristianëve, të perceptuara zashmë si armiq të pamposhtur të rendit të ri «panturk». Historianët llogarisin se kryengritja kundër armenëve i kushtoi jetën rreth 1.5 milioni njerëzve.

Dekada 1912 – 1922 pa të konsumohej në mënyrë dramatike, gjatë Luftës së Parë Botërore, krizën e bashkjetesës dhe të pluralizmit të eksperimentuar osman. Në këto vite komponentet e konsideruara të papajtueshme, për motive etniko – fetare me unitetin e perandorisë u përjashtuan apo u eliminuan forcërisht nëpërmjet masakrave apo genocideve. Gjatë Luftës së Madhe dhe në pasuesen luftë patriotike të kryer nga Turqit e Rinj «u realizua asgjësimi thuajse total i komuniteteve kristiane anadollase – armenë, asirë, kaldeas – u zbatua edhe asimilimi i detyruar i atyre komuniteteve myslimane, si puna e kurdëve, të konsideruara pak besnike kundrejt shtetit». Në thuajse indiferencën e kancelarive europiane, të preokupuar për zhvillimet e luftës në zhvillim dhe tepër të etura për ta qendisur sistemin e aleancave, u konsumua në prej masakrave tragjike të shekullit të XX, që fatkeqësisht për një kohë të gjatë nuk është njohur apo është reduktuar. Bashkë me armenët, edhe kristianët e rrëfimit greko – ortodoks u përzunë, megjithëse me modalitete të ndryshme, nga Turqia e re, që mbahej si laike dhe e interesuar të mbante raporte të mira me fuqitë perëndimore. Në 1922, me fundin e luftës greko – turke, duke qenë se e kishte fituar konfliktin, qeveria turke përcaktoi në traktativat e paqes, me marrëveshje me fuqitë perëndimore, që të zbatohej një shkëmbim popullsishë. Në këtë mënyr shumë greko – ortodoksë u detyruan ta lënë Turqinë, që e konsideronin si tokën e tyre, dhe të instaloheshin në territorin grek, të cilës nuk i njihnin as gjuhën. Llogaritet se 35.000 myslimanë grekë u transferuan në Turqi dhe se 1.25 milion kristianë greko – ortodoksë i deportuan në territorin grek. Duhet mbajtur parasysh se në këtë rast, si për turqit grekë, bëhej fjalë për popullsi tërësisht të turqizuara dhe se përzënia e tyre nga trupi i ri shtetëror u vendos vetëm për motive të natyrës kulturore – religjoze: sistemi i lashtë i mileteve vazhdonte akoma të diktonte ligj.

Eksodi i grekëve nga Azia e Vogël qe preludi i tragjedisë së Smirne. I pushtuar nga turqit në shtatorin e 1922, qyteti u plaçkit, u shkatërrua dhe më pas ju vu flaka. «Për disa ditë qyteti mbeti pre e një zinxhiri të çfrenuar dhunash që nuk kurseu asgjë, derisa flakët e një djegie të madhe i përfshinë për 4 ditë atë që mbetej nga lagjet e martirizuara». Prandaj në Turqi procesi i krijimit të shtetit kombëtar u zbatua duke shkatërruar sistemin e vjetër të bashkëjetesës midis rrëfimeve të ndryshme religjoze dhe etnike që kishte karakterizuar periudhën e gjatë të dominimit osman. Ky model me elita të reja politike u konsiderua i papajtueshëm me idetë liberale dhe me ideologjitë nacionaliste që ata kishin mësuar nëpër universitete dhe në sallonet e kryeqyteteve europiane. Kjo shkatërroi edhe ëndërrën e Megaliidesë, por ajo që perëndoi qe sidomos një histori e gjatë bashkëjetese midis popujsh dhe qytetërimesh. Kufijtë e rinj të Turqisë moderne, pavarësisht deklarimeve parimore të themeluesve të saj, u hoqën sipas kritereve etniko – religjoze dhe jo mbi bazën e identiteteve kombëtare dhe të kulturave që qenë krijuar prej shekujsh në këto territore. Shteti i ri lindëte kështë i ripastruar nga elementi joturk dhe jomysliman: masakrat dhe deportimet e armenëve, edhe pse të justifikuara nga osmanët për të mbytur pretendimet indipendentiste armene, qenë frut i ideve nacionaliste të osmanëve brenda perandorisë së lashtë, që dikur kishte eksperimentuar tolerancën dhe respektin e pluralizmit kulturor e religjoz.

Akti i lindjes së Turqisë mund të zbritet në pranverën e 1920, kur Mustafa Kemal dhe një grup oficerësh të lartë, që në rininë e tyre kishin miratuar në partinë progresiste e Turqve të Rinj, vendosën të mos pranojnë armëpushimin poshtërues të Mudros, me të cilin sulltani i ishte dorëzuar fuqive të Antantës në 1918, duke shpresuar të sigurojnë për vete mbrojtje dhe disa benefite. Në fundin e konfliktit, fuqitë e Antantës e pushtuan Stambollin dhe vunë nën mbikëqyrje sulltanin – kalif. Qeveria në 1920 firmosi Traktatin e Sèvres, që «shpërbënte» Perandorinë Osmane, duke i ndarë rajonet e ashtuquajtura «turke» nga të tjerat. Rajonet e Anadollit Perëndimor u ndanë në zona me influencë greke (rajoni i Smirne dhe i Edirne), italiane (qyteti i Antalya) dhe franceze (Cilicia). Kurse ngushticat ju nënshtruan një regjimi kontrolli ndërkombëtar. Të gjithë këto kombe, në masë të ndryshme, dërguan forca pushtimi, por Greqia avancoi kërkesa të konsideruara edhe nga aleatët e tjerë patjetër të tepruara, të frymëzuar nga Megaliideja, që synonte të bashkonte në një atdhe të gjithë grekët, nga ishujt e Mesdheut deri në Detin e Zi, «duke rigjelbëruar në këtë mënyrë kohët e mira të Perandorisë Bizantine». Avancoi deri ideja e pushtimit të Stambollit.

Këto ambicie ju dukën të papranueshme shumë turqve, por jo sulltanit, i cili shpresonte të rikishte nga angëezët kontrollin e Stambollit dhe të një pjese të Anadollit. Në këtë territor, jo subjekt ndaj dominimit të huaj, u krijuan të ashtuquajturat «Komitete për Mbrojtjen e të Drejtave», që propozoheshin të organizonin rezistencën kundër të huajve. Për gë rivendour rendin u dërgua misioni nga qeveria e Stambollit gjenerali Mustafa Kemal, që kishte fituar famën e komandantit të pamposhtur pas betejës së famshme të Gallipoli në 1915. Sipas fuqive të Antantës, në fillimin e konfliktit kjo përplasje për kontrollin e ngushticave do të duhej t’ju shkaktonte osmanëve një humbje të bujshme, në vijim të së cilës do të fusnin në dorë Stambollin, duke e nxjerrë jashtë loje Portën e Lartë. Por gjërat shkuan ndryshe. Beteja që duhej të ishte një blic u transformua në një luftë llogoresh ndër më mizoret e Luftës së Parë Botërore. Në këtë pasqyrë deti ra midis 40% dhe 50% e forcave britanike, franceze, neozelandeze dhe osmane të impenjuara në aksion (vdiqën rreth 75000 ushtarë). Në fund osmanët fituan dhe gjenerali Kemal u bë një hero kombëtar. Por në harkun e pak kohe forcat e Antantës e mundën ushtrinë e sulltanit dhe pushtuan kryeqytetin.

Duke u rikthyer në ngjarjet e 1920, në vend që të abrogonte komitetet, siç i ishte kërkuar, Kemal u vendos në krye të rebelimit. Me një luftë të përgjakshme, të zgjatur dy vite, i përzuri trupat e huaja nga Anadolli Perëndimor, duke pushtuar kështu të gjithë hapësirën tradicionalisht turke dhe udhëhoqi, si luftëtar dhe si shtetar, procesin e krijimit të Republikës Turke. Duke filluar nga prilli i 1921 trupat e Kemal filluan të fitojnë ndaj grekëve. Beteja vendimtare u luftua në Sakarya më 24 gusht, kur ushtria turke vuri në ndjekje atë greke; menjëherë më pas, jo pa gjakderdhje, qyteti i Smirne u rimor (9 shtator 1922). Rilindja e fuqisë turke i shtyu italianët ta braktisnin rajonin e Antalya; njëlloj vepruan edhe francezët në Cilicia. Pas këtyre fakteve, në nëntorin e 1922 një Asamble e Madhe Kombëtare shpalli rënien e sulltanatit, duke afirmuar se nga ky moment e prapa sovraniteti do t’i përkiste vetëm kombit, por e la në jetë kalifatin, megjithatë i npnkuptuar vetëm në sensin shpirtëror. Sulltani i fundit osman, Mehmedi i VI «Vahded-din», duke hipur në bordin e një anijeje lufte angleze, u konsiderua i rënë dhe u shpall kalif i ri kushëriri i tij Abdul – Megid.

Traktati i Losanna i 24 korrikut të 1923 e njohu në planin ndërkombëtar Republikën e re Turke. Më pas ajo u shpal zyrtarisht më 29 tetor 1923 – një vit pas abrogimit të sulltanatit dhe në përputhje me ligjin e janarit 1922 – nga Asambleja e Madhe Kombëtare, që e shpallte Ankaranë kryeqytetin e ri të saj. Tani, një republikë laike dhe sovrane vështirë se mund ta mirëpriste në gjirin e saj një kalif, për sa funksionet e tij qenë vetëm religjoze dhe rituale. Kështu, më 3 mars 1924 Asambleja miratoi rezolutën që abrogonte kalifatin dhe ndalonte nga territori i saj të gjithë anëtarët e dinastisë sulltanore. Ishte fundi i institucionit më të lashtë e më të nderuar politik të islamit. Ky fakt pati pasoja të rëndësishme në botën islamike. Në disa vende, si Egjipti, u mendua edhe të rindërtohej institucioni i lashtë që garantonte unitetin politik të besimtarëve. Sigurisht, korrentet islamiste që u afirmuan duke filluar nga ajo periudhë e kishin një projekt të tillë. Së fundi, Traktati i Losanna (1923) i dha fund si luftës së shpërthyer në 1914 në Lindje të Mesme (në kuadër të Luftës së Parë Botërore), ashtu edhe asaj të mëpasme greko – turke të 1919 – 1922. Kjo kërkohej nga marrëveshja e nënshkruar midis palëve (Anglisë, Francës dhe Italisë nga njëra anë dhe Turqisë së re nga ana tjetër). Megjithatë, për aspekte të ndryshme, ky traktat la një trashëgimi negative, që qysh nga ky moment e prapa do të shënonte botën e marrëdhënieve ndërkombëtare, «duke i vënë vulën e ligjshmërisë heqjes nga hartat gjeografike të shtetit armen, të përcaktuar nga Traktati i Sèvres».

Për motive politike, fuqitë e mëdha e harruan impenjimin e marrë gjatë konfliktit për të ndihmuar të mbijetuarit e genocidit armen, duke u ndihmuar të ktheheshin në tokën e tyre dhe të ndërtonin shtetin e tyre. fuqitë europiane e pranishme në Losanna refuzuan të prisnin një delegacion armen në tryezë e traktativave, «pasi që përfaqësuesit turq e kishin bërë të qartë se, sikur të këmbëngulej lidhur me çështjen, do të largoheshin». Në traktat termat «armenë» dhe «Armeni» nuk u shfaqën aspak: një zgjedhje kjo që legjitimoi fshirjen e heshtur të popullit armen nga i gjithë Anadolli. Veç kësaj, Traktati i Losanna rezultoi negativ edhe për prestigjin e Lidhjes së Kombeve. Shkëmbimi i detyruar i popullsive, i vendosur më 30 janar 1923, evidentoi dobësitë e mëdha të institucionit të ri ndërkombëtar në mbrojtje të pakicave. Vendimi u mor në marrëveshje midis dy palëve të përfshira në transferimin e detyruar, domethënë të Turqisë (që nuk ishte pjesë e Lidhjes së Kombeve) dhe të Greqisë (që ishte pjesë e saj). Organizata ndërkombëtare nuk pati as forcën, as vullnetin për t’ju kundërvënë një vendimi të tillë, që e shkelte hapur statusin themelues të saj. Sipas mbrojtësve të projektit, ky ishte çmimi që në atë moment duhet të paguhej për të shpëtuar jetë njerëzore, megjithëse kjo sillte shkeljen e të drejtave të njeriut, sidomos të atyre si në Greqi, ashtu edhe në Turqi, që nuk donin t’i braktisnin shtëpitë e tyre dhe të cilëve nuk ju lejua të shpreheshin lidhur me këtë.

Republika kemaliste

Kemal nuk qe vetëm një gjeneral i shquar, por edhe një shtetar i aftë. Në realitet qe ai që krijoi Republikën Turke, që e pati qysh nga origjina gjurmën e mendimit politik dhe dizajnit strategjik të tij. Ashtu si Turqit e Rinj (i të cilëve ishte pjesë), ai ishte një oksidentalist i bindur. Në ndryshim nga islamistët moderne, për shembull egjiptianët, që kërkonin një kompromis midis islamit dhe modernizmit, ai dhe ndjekësit e tij kërkuan të imponojnë një model shteti direkt të ndryshuar nga përvoja perëndimore, sidomos franceze. Kemal e transferoi kryeqytetin e shtetit të ri, që e donte republikan dhe laik, nga Stambolli, tepër i lidhur me të kaluarën osmane, në Ankaranë moderne. Në Lindje të Mesme kushtetuta turke është unikja që nuk i referohet asnjë besimi fetar shtetëror. Me përjashtim të monarkive të Gadishullit Arabik dhe Iranit, të gjitha kushtetutat e shteteve moderne arabe i referohen islamit si burim të drejte dhe si religjon i shumicës së popullsisë. Nga këtu pushteti i shtetit për të mbikëqyrur të gjitha veprat (xhami, medrese dhe organizata bamirësie) që i përkasin ushtrimit të kultit. Nuk është kështu në Turqi, ku Kemal i pezulloi të gjithë një seri rendesh religjoze sufi (përveç dervishëve të Konya), gjykatat islamike dhe pasuritë, si edhe trashëgimitë e shumta fetare. Besimi fetar, sipas mendimit të tij, duhej të degdisej në një hapësirë private dhe të zhdukej (sipas modelit francez) nga ajo publike. Ai adoptoi një kalendar perëndimor dhe alfabet latin, duke e bërë më të thjeshtë leximin e teksteve në turqisht dhe arabisht.

Veç kësaj, në planin politiko – institucional, futi votën femërore në zgjedhjet administrative në 1930 e në ato politike në 1934 (në Itali kjo u fut vetëm në 1946). Ndaloi velin ndaj grave në publik dhe burrave përdorimin e fesit, që në të kaluarën kishte qenë shenjë modernizmi. Në këtë periudhë shumë qeveritarë të ashtuquajtur «oksidentalizues», për më tepër të ardhur nga radhët e ushtrisë, adoptuan masa novatore lidhur me veshjen femërore. Qëllimi ishte ai i eliminimit të llojeve të veshjeve, si veli, që i bënin thirrje identiteteve etnike apo fetare, «duke rrezikuar dobësimin e ndershmërisë së qytetarëve kundrejt shtetit qendror». Nacionalizmi që imagjinonte Atatürk – nofka si «baba i turqve» ju dha zyrtarisht Kemal nga parlamenti në 1935 – ishte monolitik dhe i pandryshueshëm në kohë. Ai nuk konceptonte se në qëllimin e kombit ekzistonin pakica etnike (që qenë eliminuar nga Turqit e Rinj gjatë Luftës së Madhe). Arriti deri të mohojë ekzistencën e komuniteteve kurde të Anadollit Lindor, që filluan të rebeloheshin dhe të kërkonin pavarësinë politike duke filluar nga 1925. Atatürk i quajtur «turq të malit»… mënyrë e çuditshme e asimilimit të pakicave! Ky koncept i kombit unitar dhe të pandarë «qe ai që më pas justifikoi mohimin në nivel institucional të multipartitizmit: në veprën e themeluesit të atdheut, partitë qenë shprehje interesash klasash divergjente brenda kombit që ai e donte «monolitik». Partia e vetme e pranuar ishte ajo e themeluar prej tij: Partia Republikane e Popullit.

Në ekonomi, megjithëse duke mos qenë marksist, sidomos pas Depresionit të Madh të 1929 Atatürk adoptoi sistemin e planifikimit shtetëror. Parasëgjithash duhej të reduktohej vëllimi i importeve dhe të ndërtohej një industri kombëtare me kapital shtetëror, që në perspektivë rezultoi falimentare. Ky vendim shkoi në kurriz të zhvillimit bujqësor, që i interesonte pjesës më të madhe të popullsisë turke, që ishte end ee varfër dhe, në shumë rajone, e prapambetur dhe pak e prirur ndaj zhvillimit. «Babai i atdheut» dhe «oksidentalizuesi» i Turqisë ndërroi jetë më 10 nëntor të 1938. Duhet kujtuar se në vitet e fundit të qeverisjes, ai hasi opozitarë të zjarrtë: si kurdët, të cilëve nuk ju njohu as statutin e autonomisë politike dhe kulturore, ashtu edhe islamikët më praktikues, që nuk ia falën kurrë abrogimin e Kalifatit dhe ligjet me markë perëndimore, në kundërshtim me islamin. Më tej, gjatë regjimit të ushtarakëve që pasuan «babain e atdheut», në 1950 Partia Demokratike, që ishte distancuar nga laicizmi zyrtar dhe i referohej islamit si frymëzim politik, solli fitoren në zgjedhjet politike. Ky ishte sinjali i qëndrimit të adoptuar nga shumica e popullit të Turqisë. Në nëntorin e 2002 Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, afër me isnatncat e Vëllazërisë Myslimane (atëbotë në krye në shumë vende islamike), mori rreth 2/3 e ulëseve parlamentare, por në këtë pikë fillon një fazë tjetër e historisë politike të Turqisë, që është ende në zhvillim, në një kuadër ndërkombëtar krejtësisht të ndryshëm.

Konkluzion

Republika Turke, që përgatitet të festojë 100 vitet e para të historisë së saj, është transformuar thellë nga ardhja në pushtet në fillimin e këtij shekullit të Recep Tayyip Erdoğan (lider i partisë proislamike «Drejtësi dhe Zhvillim»), kohët e fundit i konfirmuar për herë të tretë në presidencën e Republikës (pas balotazhit, me vetëm 52% të votave). Në këto vite ai ka ndryshuar progresivisht shtyllat e shtetit laik kemalist, duke i transformuar me një ligj kushtetues edhe asetin institucional. Kriza e rëndë ekonomike e viteve të fundit, kapja ndaj opozitës dhe menaxhimi kritik i pas skizmës, për herë të parë pas 20 vitesh e kanë lëkundur pushtetin e tij. Kjo për të treguar se pas zgjedhjeve të 14 majit 2023 Erdoğan nuk mund të injorojë se rreth gjysma e popullsisë nuk e pëlqen më projektin politik të tij dhe se ai nuk do të jetë më, si në të kaluarën, «njeriu i vetëm në pushtet»: «Tani do të duhet t’i bëjë hesapet me forca politike më të organizuara dhe më të motivuara, si edhe me një opinion publik properëndimor më luftarak».

(nga La Civilta Cattolica)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …

Leave a Reply