Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, unë po e mbroj Partinë Demokratike kundër një procesi të shëmtuar politik kundër programit të saj.
“Si mund ta dëmtoj unë PD-në, kur po e mbroj atë kundër një procesi të shëmtuar politik kundër programit të saj? Si mund ta dëmtoj unë? Përkundrazi,
PD është e do mbetet trashëgimtare dhe krenare e këtyre reformave që ndryshuan Shqipërinë më shumë se të gjitha të tjerat.
Nuk kam personale unë këtu, unë kam këtu gjithçka parimore, programe, e cila përballet me një persekutim politik të paimagjinueshëm.
Tani të thuash ti se unë letrat me vlerë i paskam futur në përdorim për dhëndrin tim, po nuk ka marrëzi si kjo. Po letrat me vlerë kanë nisur të përdoren në vitin 1995 dhe ato gjer në fund përbëjnë mbi 300 milionë euro që qytetarët kanë përfituar dhe janë pak. Ne shpërndamë letra me vlerë te 1.3 milionë shqiptarë”, tha Berisha.