Publikohet lista e rusëve të zënë rob, Kievi u bën thirrje nënave të tyre të vijnë t’i marrin

Këshilltari i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Anton Geraschenko publikoi në Facebook listën e ushtarëve rusë të kapur rob nga ushtria ukrainase.

Dosja përmban të dhënat personale, gradën dhe origjinën e çdo ushtari. Për momentin lista përmban 116 emra.

“Po publikoj listën e parë të robërve të luftës të ushtrisë ruse, të cilët u joshën me mashtrim në territorin e Ukrainës. Do të ketë edhe shumë lista të tjera të tilla, si dhe listat e ushtarëve të vdekur. Dhe faji për gjithë këtë është i Putinit. Nënat e Rusisë, ejani në Kiev dhe merrni fëmijët tuaj”, shkruan Gerashchenko në Facebook.

About Redaksia

Check Also

Fushata e Kamala Harris merr një goditje të fortë, e gjithë familja e zëvendësit të saj mbështet Trump

Fotoqë ka qarkulluar në rrjetet sociale me shpejtësi tregon anëtarët e familjes  të kandidatit për …

Leave a Reply