Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat ka paralajmëruar protesta. Ai tha se protesta kishte nisur në Parlament dhe se shtoi se kjo do të shoqërohet me mbështetje popullore.
Ish-kryeministri shtoi se protestat nuk do të ndalen më nga asnjë masë që mund të merret nga kryeministri Rama.
Sipas tij Rama ka kaluar “çdo vijë të kuqe” dhe tani do të përballet me përgjigjen e opozitës.
“Asgjë nuk ndryshon kjo nga strategjia e mëparshme.
Ne kemi nisur betejën në parlament, por e kemi nisur me vendosmërinë më të fortë.
Kur kemi nisur betejën në parlament, ne natyrisht kemi vetëdije se çfarë përfaqëson grupi parlamentar.
Nuk ka dyshim se ajo do shoqërohet nga një mbështetje e fuqishme popullore.
Por një gjë do jetë, këto protesta nuk do ndalen më nga asnjë masë që mund të marrë Edi Rama.
Të bëjë çfarë të dojë, ne e morëm këtë vendim, pasi ai dëshmoi se kundër demokracisë, është i aftë të bëjë gjithçka.
Edhe me ato vota të cunguara që morëm, të njerëzve idealistë që nuk u trembën dhe nuk i shitën, Edi Rama i zhvlerësoi totalisht deputetët në parlament. Ai kaloi në ekstrem, ai kaloi çdo vijë të kuqe.
Ne do i përgjigjemi, do i përgjigjemi, do i përgjigjemi.
Unë ua kam thënë edhe para se të ndodhte kjo.
Ai kur e pa se nuk ka më kontroll mbi opozitën e vërtetë, përveç Bravave të tij, nxori historinë më të turpshme të këtij shekulli.
Një dokument me 200 faqe, ku nuk fakton asnjë akuzë me asnjë provë.
Ndaj dhe detyrohet, duke mos pasur asnjë provë, asnjë akuzë, detyrohet të përfundojë me masa sigurie për persona nën hetim. Pas tre vitesh hetimi. Tre hetime që heton.
Nuk ka mbetur dokument pa parë, pa shqyrtuar. Kanë çdo dokument. I kanë fshehur, siç kam thënë. Kanë fshehur me qindra dokumente për të manipuluar.
Por nuk ka gjetur. Ka dërguar 22 ish-punonjës të aministratës për arrest me Prokurorinë Felaj në gjykatë. Por gjykatësit kanë refuzuar Prokurorinë Felaj. I kanë thënë se nuk kanë asnjë shkelje ligjore.
Kjo është e vërteta! Shikoni çfarë skenari? Ta bëjnë të madhe që njerëzit të thonë oo me të vërtetë këtu ka ndodhur diçka. Asgjë.
Kjo piramidë që ka ngritur kjo dacibao çmontohet rresht për rresht. Ai është procesi më i përsosur që ka ndodhur në rrafshin ligjor.
Ky proces ka vetëm një shkelje ligjore dhe atë e ka bërë Edi Rama. Edi Rama ka ndryshuar destinacionin që në vitin 2006. Më datën 6 qershor.
Kështu që me këtë vetëm sa tregoi se çfarë përfaqëson”, tha Berisha./Opinion.al