Berisha: Kur pushteti përdoret për të vjedhur, kërkesa ime bëhet e domosdoshme

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, në kushtet e Shqipërisë, kur pushteti përdoret për të vjedhur siç shohim ne, kërkesa ime bëhet e domosdoshme.

“Për parashkrimin e kam dorëzuar në parlament, por e mbajnë në sirtar. I qëndroj plotësisht për kryeministrat. Edhe kërkesa ime nuk është se nuk është problematike.

Është problematike se Strasburgu e ka rrëzuar një kërkesë të tillë.

E ka rrëzuar se Strasburgu insiston se imuniteti është i parlamentit për të pasur një veprimtari normale, është i deputetit për të mos pasur presione deputeti.

Në kushtet e Shqipërisë, kur pushteti përdoret për të vjedhur siç shohim ne, ajo bëhet e domosdoshme”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Demokratët sot votuan për një PD të ripërtërirë, të modernizuar dhe më të vendosur se kurrë në misionin e saj!

Kryetari I PD, Sali Berisha tha se, demokratët sot votuan për një PD të ripërtërirë, …

Leave a Reply