Kryetari i PD, Sali Berisha ju drejtua gazetarëve se sot po ju paraqesim terrorin që Bajrët ushtruan më 14 maj në Shkodër! Ju ftoj të ndiqni këtë dokumentar horror. Ai tha se, Bajrët kanë vrasësit e tyre të fjalës së lirë edhe në media, përveç Taulant Ballës dhe Edi Ramës.
“Bajrët kanë vrasësit e tyre të fjalës së lirë edhe në media, përveç Taulant Ballës dhe Edi Ramës. Një nga një, këto do zbërthehen.
Por sot ne ju paraqesim ju, terrorin që ata ushtruan më 14 maj, në qytetin e lirisë, në qytetin e Shkodrës, për të grabitur mandatin e qytetarëve të Shkodrës.
Ju ftoj të ndiqni këtë dokumentar horror, 24 minuta. Keni durim, por tregon të gjithë dramën elektorale të qytetit.
Me emër, mbiemër, me targa, me makina. Qarkullimi që bënë këta gjatë ditës me makina.
Më falni, harrova të them se përveç Beharit dhe Denisit, Safeti edhe ai u nxor nga burgu menjëherë, se kishte pasur qëndrim të mirë, dhe u dërgua te banda para zgjedhjeve”, tha Berisha.