Meta: Aktakuza ndaj Berishës dhe Malltezit është bërë në Kongresin e PS nga Edi Rama

Kryetari i PL, Ilir Meta ka deklaruar se aktakuza ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, janë bërë në Kongresin e PS nga Edi Rama.

Në një konferencë për gazetarët këtë të martë, Meta tha se shpreh keqardhje për sistemin e drejtësisë, ndërsa për sa i takon hetimit dhe masës ndaj Berishës nga SPAK, është bërë në shkelje të Kushtetutës.

“Lidhur me qëndrimet nga ana e Berishës për hetimet e SPAK, dëshiroj të shpreh keqardhje për këtë rrëshqitje, jo e papritur, të ashtëquajturës drejtësi e re, e cila anashkalon Parlamentin. Aktakuza është bërë në kongresin e PS nga Rama dhe e diktuar në çdo element ndaj tij, i cili për ish-klubin sportiv është personi kryesor që ka marrë përgjegjësinë për ndërrimin e destinacionit”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama ndryshoi termat e tenderit e aeroportit të Vlorës 4 ditë para mbylljes, është paditur në SPAK nga një kompani e huaj

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se, Edi Rama ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme …

Leave a Reply