Vokshi: Prokurori shkeli ligjin me urdhër! Do vazhdojmë mosbindjen civile bashkë me qytetarët

Deputetja e PD, Albana Vokshi, në emisionin “Drejt” në ora News, u shpreh se prokurori për Berishën nuk duhet të kishte shkuar te gjykata, por të kalonte në kuvend. Vokshi tha se, çdo kufizim lirie shkohet në kuvend.

“Prokurori nuk duhet të kishte shkuar te gjykata, sepse kishte marrë urdhër që të shkelë kushtetutën dhe të anashkalojë parlamentin. Pranuan që të shkelin kushtetutën për Sali Berishën dhe nesër ma bëjnë mua. Nuk bëhet diçka e tillë pa një urdhër politik”, tha Vokshi.

Vokshi u shpreh se opozita do ta vazhdojë aksionin e saj opozitar deri në mos bindje civile. Ajo theksoi se aksionet opozitare do të jenë nga më të lehtat deri në më ekstremet.

“Jemi të vendosur që ta mbrojmë parlamentarizmin. Do të vazhdojmë me mos bindje civile. Nga me të lehtat deri nga më ekstremet. Do të vendoset në grupin tonë parlamentar, të gjitha format. I kemi diskutuar disa prej tyre dhe më pas caktohen nga grupi.

Na e kanë thënë edhe qytetarët, secili prej tyre na thonë, sepse po shohin që po shkërmoqet PD-ja, dhe ne prandaj kemi vendosur që të jemi në ballë të kësaj. Sot ishin disa qytetarë që doni të ishin me ne aty, përjashta. Do t’i përfaqësojmë qytetarët dhe do të dalim me mosbindje civile në rrugë”, tha Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Lubonja: Reforma në drejtësi u bë për të eliminuar opozitën, vendi po shkon drejt tiranisë

Analisti Fatos Lubonja deklaroi mbrëmjen e djeshme se, Shqipëria po shkon drejt tiranisë së maxhorancës. …

Leave a Reply