Arti i komunikimit të Argita Berisha-Malltezi buron nga e vërteta!

Nga Enver Bytyçi

Komunikimi është art! Eshtë mjeshtëria më e rrallë te njerëzit. Një lloj arti që është kultivuar qysh me lindjen e shoqërisë njerëzore. Mjetet që përdoren janë të shumta. Por kryesorja është gjuha, të cilës shpesh herë i themi edhe gjuha e komunikimit. Mjeshtria e të folurit, aftësia e përdorimit të argumentit dhe lidhjes së tij me faktin dhe provën e një realiteti të caktuar, të gjitha këto e bëjnë njeriun të dallojë në mesin e njerëzve të tjerë.

E tillë ishte të shtunën në mbrëmje në emisionin e Grida Domës të TV TOP Channel Argita Berisha-Malltezi! E saktë, e prerë në komunikimin publik të saj! E kultivuar dhe e emancipuar deri në perfeksion! Me një logjikë e arsyetim elegant të pazakontë dhe të rrallë për ekranet televizive shqiptare e më gjerë! Konçize dhe strikte në renditjen e mendimeve, të fakteve, të provave dhe argumenteve të saj. Aq sa me një emision televiziv hodhi poshtë dhe demantoi punën e gjithë prokurorëve dhe hetuesve të shtetit të tri viteve për të ndërtuar alibinë e arrestimit të Jamarbër Malltezit, bashkëshortit të saj. Të politikanëve gjithashtu!

Mbrëmë publiku pa për herë të parë në ekran njërin prej fëmijëve të Sali Berishës, i cili e ka shoqëruar ekranin prej 33 vitesh. Pra, vajzën e tij, Argitën! Në fakt në atë ekran të televizionit kombëtar të TOP-it ishte vetë hija e Berishës, por me një performancë akoma më të arrirë se ajo e doktorit. Megjithëse e pa mësuar me mirazhet televizive. Megjithëse e pa trajnuar për komunikimin publik, Argita mbrëmë u shfaq jo thjesht si juriste e pakontestuar. U shfaq edhe si politikane e formuar me principet morale dhe etike të politikës. Shikuesit ndoqën një person që komunikon me pasion me me art. Me ide dhe forcën e arsyes e të racionalitetit!

Ka kohë, shumë kohë që nuk ishim mësuar të shihnim se si dikush i përplas të vërtetat e mëdha aq guximshëm, aq drejpërdrejt, aq natyrshëm, me aq sinqeritet dhe integritet! Argita Berisha-Malltezi në mbrëmjen e së shtunës zu shah-mat jo vetëm akuzatorët politikë e ata në prokurorinë dhe gjykatën e SPAK-ut! Zu shah-mat shumicën dërmuese të atyre që na shfaqen çdo natë në ekranet televizive e nuk na thonë asgjë! Ata që mbrojnë krimin dhe kriminelët e këtij vendi dhe hiqen “si të virgjër” para publikut! U bë modeli i asaj që ne e quajmë tribunal të fjalës së lirë.

Moralisht ajo në atë intervistë e liroi bashkëshortin e saj nga çdo akuzë që i është ngritur. Çmontoi alibinë e sajuar aq keq nga prokurorët politikë dhe gjyqtarët enveristë të sistemit gjyqësor që “do të na mbrojë demokracinë” nga “minuesit e demokracisë”! Mbrëmë ranë të gjitha alibitë e sajuara nga Uashingtoni e deri në Tiranë. Ranë të gjitha akuzat dhe u zhvleftësuan të gjitha përpjekjet politike e të ashquajtura gjyqësore për ta denigruar dhe zhvleftësuar figurën dhe autoritetin politik të Sali Berishës dhe familjes së saj! Dhe këtë e bëri e vetme e shpallura non-grata, Argita Berisha-Malltezi!

Faleminderit Argitë, që duke mbrojtur babain tënd, Sali Berishën dhe bashkëshortin tënd, Jamarbër Malltezi, mbrojte njëkohësisht edhe Gridën dhe dy gazetarët në panel. I mbrojte të gjithë shqiptarët që duan të dinë të vërtetat e mëdha e nuk guxojnë të flasin për to! Respekt!

About Redaksia

Check Also

“Koka në Washington, trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë”!

Nga Agron GJEKMARKAJ Kronika lëvdon Tezen dhe drithërohet për kokën e Mamicës! Bravo i qoftë! …

Leave a Reply