Berisha: Greva e urisë është opsion i mundshëm! Nga parlamenti nuk largohemi!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, greva e urisë është opsion i mundshëm, nga parlamenti nuk largohemi, absolutisht! Berisha tha se, Edi Rama ka shkatërruar institucionin themelor të demokracisë.

“Një gjë ju siguroj ju dhe shqiptarëve, që çdo opsion, përfshi grevën e urisë, është 100 përqind i mundshëm.

Ne nuk e dorëzojmë Kushtetutën. Ne nga parlamenti nuk largohemi, por në parlament do mbrojmë të drejtat kushtetuese të deputetit, që janë njëkohësisht të drejta kushtetuese të gjithë atyre që kanë votuar opozitën.

Edi Rama të zbatojë Kushtetutën në parlament, të zbatojë rregulloren dhe të jeni të sigurt se edhe në këto kushte, të cilat ai i krijoi që ne të braktisim parlamentin, ne nuk po e braktisim. Ju e shihni.

Ky qëndrim është një respekt që tregojmë ne për institucionin themelor të demokracisë së një vendi, të cilin e ka shkatërruar Edi Rama me përjashtimin e pluralizmit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Parodia me patinat!/ Berisha: Kompania e bashkisë “binbin” e skuterave vazhdon punën për t’i nxjerr në terren

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar aksionin e djeshëm për bllokimin e skuterëve elektrike …

Leave a Reply