Berisha: Jam këtu për t’u thënë qytetarëve se kjo betejë është për secilin prej jush!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, jam këtu për t’u thënë qytetarëve se kjo betejë është për secilin prej jush, kjo betejë është për fëmijët tuaj. Ai tha se, sot grupi bllokoi mbledhjen e kryesisë me kërkesën: të plotësohen kërkesat tona kushtetuese.
“A nuk presin qytetarët tanë, të dinë pse kryeministri i tyre u mor një orë e gjysmë në aeroportin e Nju Jorkut?
A nuk presin qytetarët të dinë lidhjen e tij me McGonigal, që ka pranuar çdo fajësi për dosjen shqiptare? Po në dosjen shqiptare kush është protagonist? Është Edi Rama, Dorian Duçka, Agron Neza.
A nuk keni dëgjuar ju shumë e shumë biznesmenë që u zhvatën, u ropën nga kjo bandë, nga ky grup i strukturuar kriminal me në krye Edi Ramën?
A nuk jeni ju dëshmitarë se një kompanie ruse, të përzier, iu hoq licenca për t’iu dhënë Oleg Deripaskës?
A janë këto të domosdoshme që një komb t’i dijë, që një vend t’i dijë?
A nuk kanë të drejtë qytetarët të dinë se kryeministri i një vendi që po varfërohet, që po braktiset, përdor avionin si një taksi me shpenzime shtetërore, e përdor atë për vikende, e përdor si ta kishte si pronë personale?
A ndodh kjo tjetërkund? Ju garantoj se nuk ndodh, se po ndodhi, lihet automatikisht detyra.
Ka ndodhur njëherë që një ministër i një vendi të madh evropian, mori një avion ushtarak dhe shkoi një natë apo dy pushim në Spanjë. U kthye dhe la detyrën sapo u kthye në vendin e tij. Ka rregulla, por për këtë nuk ka asnjë rregull.
Ky sillet si një bandit, e konsideron Shqipërinë si një sulltanat, e konsideron opozitën si armike, që nuk duhet të ekzistojë.
Ndaj dhe unë jam këtu për t’u thënë qytetarëve se kjo betejë është për secilin prej jush, kjo betejë është për fëmijët tuaj, kjo është betejë për ju, për të drejtat tuaja, për dinjitetin tuaj.
Atë po mbrojmë ne, nuk mund të rrimë në parlament si rrogëtarë dhe të mos përmbushim misionet për të cilat na keni votuar.
Ndaj dhe sot, grupi bllokoi mbledhjen e kryesisë me kërkesën: të plotësohen kërkesat tona kushtetuese”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Drama e shkollës, vetëm 22 studentë të rregjistruar tek Gjeografia, 7 tek Fizika, 0 tek…

Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore, është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e …

Leave a Reply