Bardh Spahia thellon diferencën në Shkodër

Bardh Spahia i “Shtëpisë së Lirisë” vijon të thellojë kryesimin në garën për Bashkinë e Shkodrës.

Teksa ka shtuar diferencën e votave me kandidaten socialiste, Spahia deri në orën 11:00 ka marrë 16 313 vota, nga 196 qendra votimi të përpunuara (250 janë në total).

Kandidatja e PS-së, Majlinda Angoni ka 14 463 vota, sipas KQZ-së.

Xhemal Bushati i PD-së së Lulzim Bashës numëron 5 748 vota.

Shkodra ishte një nga 6 bashkitë ku një ditë më parë u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme lokale.

Deri më tani, tre bashki i kanë fituar socialistët, Vorën, Rrogozhinën dhe Lushnjen. Ndërsa në tre të tjera votimit vijon. Në Durrës e Dibër projektohet po ashtu një fitore e PS. Ndërsa në Shkodër, fitues  projektohet Bardh Spahia i Shtëpisë së Lirisë. PD e Bashës është renditur e treta.

About Redaksia

Check Also

Trump sulmon prokurorin: Do hetohet, është i korruptuar, mund të ekzekutojë njerëz

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të …

Leave a Reply