Berisha thirrje qytetarëve: Dilni në votime!

Lideri historik i PD, Sali Berisha i ka drejtuar një thirrje sot qytetarëve të gjashtë bashkive ku po zhvillohet zgjedhjet për kryebashkiakun e ri, që të marrin pjesë në votime.

Lideri historik i PD, Sali Berisha i ka drejtuar një thirrje sot qytetarëve të gjashtë bashkive ku po zhvillohet zgjedhjet për kryebashkiakun e ri, që të marrin pjesë në votime.

“Të dashur miq! – shkruan Berisha në Fb. – Sot votohet për kryetarët e bashkive të Shkodrës, Durrësit, Lushnjës, Peshkopisë, Vorës, Rrogozhinës”.

“Iu bëj thirrje të gjithë banorëve të këtyre zonave të marrin pjesë në votime. Zoti ju bekoftë ju dhe votën tuaj të lirë!”

Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit të PD-së, mbështesin fuqimisht në këto zgjedhje të pjesshme vendore, kandidatët e zgjedhur për herë të parë nga “primaret” ndër radhët e demokratëve në koalicionin “Shtëpia e Lirisë”.

Sondazhet tregojnë se ata do jenë fitues në shumicën e bashkive.

About Redaksia

Check Also

Urdhri i Prokurores së Përgjithshme të Trump: Të eleminohen kartelet në Shqipëri dhe krimi i organizuar

Ndihmës Drejtori i ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA, Stephen Fields  ka mberritur në …

Leave a Reply