Rama i vërsul SPAK-un opozitës në Parlament, reagon Berisha

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke e quajtur atë një organizatë kriminale dhe vegël të verbër të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në një prononcim për mediat, kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka thënë se në sallën e Parlamentit është një prokuror i SPAK-ut teksa shprehet se opozita nuk stepet dhe do të vazhdojë betejën e saj deri në rikthimin e të drejtave të tyre kushtetuese.

“Opozita në emër të qytetarëve që e kanë votuar atë, kërkon respektimin e të drejtave të saj kushtetuese. Nuk mund të pranojë kurrë të qëndrojë në Parlament si fasadë pluralizimi të Ramës. Nuk bën pazare me parimet themelore të funksionimit të Parlamentit. Rama nuk pranon se ai bashkë me organiziatën e tij kriminale, do të zbulojë vjedhje dhe skandale. I gjithë ky qëndrim përcaktohet nga refuzimi për t’u hetuar. Ne nuk do të pranojmë mohimin e të drejtave tona. Ne nuk mund të themi se në zbatim të këtyre të drejtave do të hetojmë Subashin në Fier dhe të mos hetojmë Ramën dhe ministrat e tij. Sot SKAP-i është në Parlament që nuk ka asnjë vepër penale, një organizatë kriminale që drejtohet nga Rama është në sallën e Parlamentit. SKAP-i, po dëshmon që është një vegël e verbër e Ramës. Kjo betejë pa kthim nuk mund të ndalojë deri në rikthimin e plotë të të drejtave kushtetuese në Parlament. Ftoj popullin opozitar ta ndjekë këtë betejë dhe natyrisht që jam i bindur se në momentin e dhënë një përgjigje mbarëpopullure, do të jetë finalizimi i kësaj përpjekje”, tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Berisha thotë se një pjesëtar i Gardës së Republikës brenda sallës së Parlamentit, në kohën që zhvillohej seanca plenare ka qenë i armatosur.

Sali Berisha: Kemi prova se personi, i cili fizikisht u shty dhe u kap me Salianjin, e detyroi… Ai kishte armën, është me emër dhe mbiemër. Kishte armë nën xheleh.

About Redaksia

Check Also

Deputetja e “Forza Italia”: Berisha pati aftësinë për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë!

Deputetja e “Forza Italia” Erica Mazzetti ka vlerësuar takimin në Tiranë me kryetarin e PD, …

Leave a Reply