Mbi 100 gardistë kanë qenë sot të pranishëm në ambjentet e Parlamentit dhe disa prej tyre në kundërshtim me ligjin kanë qenë të armatosur. Gardistët anë qenë Brenda seancën plenare. 20 prej tyre kanë qenë në shërbim të Lindita Nikollës ndërsa Bardhi tha se ka pasur edhe në katet e tjera të Parlamentit.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se do të kallëzojë në SPAK kryeparlamentaren Nikolla, se ka lejuar që punonjës të gardës të futen në sallën e Kuvendit të armatosur.
“Indinjatë të thellë për sjelljen e sotme të kryetares së kuvendit, e cila në sjellje flagrante, ka lejuar futjen në gardë të punonjësve të gardës që kanë të armatosur. Sot me urgjencë do të depozitojmë kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj kryetares së kuvendit që mendon se do të trembë opozitën me Gardën apo punonjës policie të armatosur.”, tha Bardhi.